Kërko

Nagorno Karabak: Caritas Internationalis, 200 të vdekur e 400 të plagosur. 10.000 njerëz të bllokuar në aeroportin e Stepanakertit pa ujë dhe ushqim

Nagorno Karabak: Caritas Internationalis dhe Armen, 200 të vdekur e mbi 400 të plagosur. 10,000 njerëz të bllokuar në aeroportin e Stepanakertit pa ujë e ushqim. Administratori apostolik i ritit armen katolik të Evropës Lindore, Imzot Bassalé bën thirrje: “Mos na braktisni. Kjo që po ndodh është një gjë e tmerrshme. Qeveria e Azerbajxhanit po deporton armenët në korridorin e Lachinit. Po sulmojnë njerëzit tanë. Ka shumë kanë vdekur. Ka shumë zhdukur sepse nuk ka komunikim. Është një gjenocid”.

R.SH. / Vatikan

Viktima ka edhe në mesin e popullatës civile. Kështu thuhet në një raport të Caritas Internationalis mbi situatën në Nagorno Karabak dhe pasojat e aksionit ushtarak të kryer nga Azerbajxhani kundër popullsisë paqësore armene të Artsakhut.

Sipas Imzot Mikael Bassalé, administrator apostolik i katolikëve të ritit armen, njofton Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Nagorno Karabakut, të paktën janë 200 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur në përgjithësi. Numri i të plagosurve në popullatën civile i kalon 40 persona, mes të cilëve 13 fëmijë. Aktualisht është konfirmuar vdekja e 10 civilëve, duke përfshirë 5 fëmijë. Këto shifra priten të rriten për shkak se komunikimet në Nagorno Karabakh janë shumë të kufizuara.

Administratori apostolik i ritit armen katolik të Evropës Lindore, Imzot Bassalé bën thirrje: “Mos na braktisni. Kjo që po ndodh është një gjë e tmerrshme. Qeveria e Azerbajxhanit po deporton armenët në korridorin e Lachinit. Po sulmojnë njerëzit tanë. Ka shumë kanë vdekur. Ka shumë zhdukur sepse nuk ka komunikim. Është një gjenocid”.

Respekti për larmitë e pluralitetin etnik dhe fetar të çdo populli, është kusht i nevojshëm për bashkëjetesën paqësore të bashkësive të ndryshme etnike e fetare. Pikërisht si njerëz e besimtarë, duhet të kërkojmë e të hapim udhë pajtimi e paqeje. Edhe për këtë problem që po përjeton popullsia e  Nagorno Karabakut shpresojmë se do të gjindet edhe rruga për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me këtë rajon.

 

22 shtator 2023, 17:00