Kërko

Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javes 17 - 24 shtator

E diel 17 shtator, Kisha katolike romake kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, po më 17 shtator, kalendari kujton kujton shën Robert Belarminin. “Nuk të them deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë”: kjo është këshilla që Jezusi ia thotë Pjetrit, i cili e pyeste se sa herë ishte e drejtë të falte. Jezu Krishti tregon shëmbëlltyrën e pronarit, që i fal borxhin shërbëtorit të vet, i cili, nga ana e tij, nuk tregon po të njëjtën mëshirë për një tjetër, që i kishte borxh.

R.SH. / Vatikan

E diel 17 shtator, Kisha katolike romake kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', gjithnjë më 17 shtator, kalendari kishtar përkujton përkujton edhe shën Robert Belarminin, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës.

Nuk të them deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë”: kjo është këshilla e Ungjillit të kësaj sё diele nga Mateu, që Jezusi ia thotë Pjetrit, i cili e pyeste se sa herë ishte e drejtë të falte. Jezu Krishti tregon shëmbëlltyrën e pronarit, që i fal borxhin shërbëtorit të vet, i cili, nga ana e tij, nuk tregon po të njëjtën mëshirë për një tjetër, që i kishte borxh. Ky fragment ungjillor reflekton mbi mëshirën e Zotit dhe mbi forcën e faljes.

Të hënën më 18 shtator, kalendari përkujton shën Jozefin nga Kopertino,meshtar françeskan dhe shën Arianën.

Të martën më 19 shtator, kalendari përkujton shën Gjenarin, ipeshkëv i Beneventos e martir, shën Marjanin dhe shën Çiriakun.

Të mërkurën më 20 shtator, kalendari përkujton shenjtorët Andrea Kim, Pali Chong Andrei Kim Taegon, meshtar dhe shokëve të tij martirë koreanë. 

Të enjten më 21 shtator, kalendari kujton shën Mateun, apostull e ungjilltar.

Të premten më 22 shtator, kalendari kujton shën Mauricio-n me shokë, ushtarë e martirë, shën Silvanin, dhe shën Emeritën.

Të shtunën më 23 shtator, kalendari kujton shën Piun nga Pietralçina, meshtar kapuçin e shën Linin, papë.

Të dielën e ardhshme më 24 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', gjithnjë më 24 shtator kalendari përkujton  Lumen Mari Virgjër nga Merçede dhe shën Anatalin.

17 shtator 2023, 10:11