Kërko

Përvjetori i vizitës së Papës, më 21 shtator 2014, në Shqipëri, vendin e parё evropian

Përshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nё pёrfundim tё vizitёs sё tij tё 21 shtatorit 2014 nё kryeqytetin e Shqipёrisё, Tiranё, qe ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarësh”. Papa e bekoi Shqipёrinё dhe shqiptarёt: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha përshtypjet, nga eksponentë tё Kishёs Katolike, tё komuniteteve tё feve tjera tё vendit, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio etj

R.SH. - Vatikan

Ka ditë të pashlyeshme në historinë e një populli. Janë ditë, që përbëjnë gurë kilometrikë për të dhe shpesh, hapin udhë të reja. I tillë, mund të themi, qe edhe 21 shtatori i vitit 2014, kur Papa Françesku vendosi papritmas të shkojë në Shqipëri, në vizitën e tij të parë një shtet evropian që nga fillimi i papnisë.

Papa Bergoglio shkonte në Shqipëri 21 vite pas Papës shenjt Gjon Pali II, i cili, më 25 prill 1993, rivendosi hierarkinë e Kishës katolike të dalë nga vitet e tmerrshme të persekutimit ateisto-komunist. E Papa argjentinas trokiste në dyert e vendit në skaj të Evropës, për të përqafuar popullin shqiptar të sprovuar nga diktatura e gjatë komuniste, për të përforcuar në fe bashkësinë e vogël katolike të persekutuar e martire, për të mbështetur vëllazërimin dhe dialogun ndërmjet feve, por edhe për ta inkurajuar gjithë popullin shqiptar të ecte në udhën e demokracisë, pas dimrit tё egёr kaluar nёn diktaturёn komuniste.

Përshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nё pёrfundim tё vizitёs sё tij tё 21 shtatorit 2014 nё kryeqytetin e Shqipёrisё, Tiranё, qe ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarësh”. Papa e bekoi Shqipёrinё dhe shqiptarёt: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha përshtypjet, nga eksponentë tё Kishёs Katolike, tё komuniteteve tё feve tjera tё vendit, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio, tё cilat i kushtuan faqet e para tё emisioneve tё tyre Atit tё Shenjtё. Kёto dy fjalё, bekim e respekt pёrkufizojnё mё sё miri mёnyrёn si e pritёn shqiptarёt shtegtimin e parё apostolik nё Evropё tё Papёs Françesku.

21 shtator 2023, 11:35