Kërko

 Crocefissione di Gesù Crocefissione di Gesù

At Gjergj Fishta: TË KRYQZUEMIT...!

At Fishta: 12 Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit/Mnín e vetë me zbutun, /Ke, m’ drû pezull, m’shkam t’Golgotit, /Per anmiq âsht tuj u lutun/Qi m’u a falë mâ t’randin faj?... /13 O dashtnija e Fjalës s’mishnueme/Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit/Fjalët Ti i paske t’ambeltueme... /E me i pruejtë Ti dashke damit…/E me i pá me lumnì plot? /

R.SH. - Vatikan

At Gjergj Fishta: TË KRYQZUEMIT......!

10 E qe i Biri pre’ atij drûni
M’ t’ cillin ju mberthye e kini,
M’ gozhda shtatin Aj e xûni,
Edhe kryet kah qiella ngrini,
Dishka Atit per ju i flet:

11 “Fali, o Át, deh! Njerzt Ti fali!
Pse shka bâjn nuk jane tue dijtun:”
Oh! Pse tash s’po trandet mali...
Pse xên dielli prap me shndritun...
Persè u kthiell si moskurraj....

12 Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit
Mnín e vetë me zbutun,
Ke, m’ drû pezull, m’shkam t’Golgotit,
Per anmiq âsht tuj u lutun
Qi m’u a falë mâ t’randin faj?...

13 O dashtnija e Fjalës s’mishnueme
Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit
Fjalët Ti i paske t’ambeltueme...
E me i pruejtë Ti dashke damit…
E me i pá me lumnì plot?

14 Ah! ktû. Popuj, ktû ju fise!
Ktû, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit!
S’kênka droje, jo, n’kto vise,
Kû vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit
Gjaksve t’vet u dalka zot.

15 S’ paska kênë, jô i vrashtë Rromaku,
Qi per dekë gjikoi t’Amshuemin;
E Judeut as etja e gjakut
Njitë s’e paska m’kryq te Lumin:
Dashtunija Atê e kryqzoi!

 

14 shtator 2023, 09:45