Kërko

 Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës më 23 - 30 korrik

E diel më 23 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 23 korrik, bie përkujtimi i së shën Brigjidës, rregulltare, Pajtore e Evropës. Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu, përmes shëmbëlltyrës së grurit e të egjrës, na kujton se Zoti nuk ndërhyn menjëherë, në mënyrë të bujshme, në historinë e njeriut. Pret, druon. Por në fund e keqja eliminohet. Mbretëria e Hyjit rritet pak nga pak në heshtje e me efikasitet.

R.SH. / Vatican News

E diel më 23 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', e gjithnjë më 23 korrik, bie përkujtimi i së shën Brigjidës, rregulltare, Pajtore e Evropës.

Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu, përmes shëmbëlltyrës së grurit e të egjrës, na kujton se Zoti nuk ndërhyn menjëherë, në mënyrë të bujshme, në historinë e njeriut. Pret, druon. Por në fund e keqja eliminohet. Mbretëria e Hyjit rritet pak nga pak në heshtje e me efikasitet. Jezusi e krahason Mbretërinë e qiellit me një arë gruri, për të na ndihmuar të kuptojmë se mbrenda nesh është mbjellur diçka e vogël, e fshehur, që gjithsesi ka në vetvete një forcë të pamposhtur jetike. Pavarësisht nga pengesat, fara do të mugullojë. Sythi do të rritet, do të lidhë fryt, e fryti do të piqet. Ky fryt do të jetë i mirë, vetëm në se trolli i jetës do të kultivohet sipas vullnetit hyjnor. Egjra e shembëlltyrës, që armiku e mbjell tinëzisht në errësirën e natës, simbolizon pengesën.

Të hënën më 24 korrik, kalendari përkujton shën Sharbel Maklufin, meshtar dhe shën Kristinën, virgjër e martire.

Të martën më 25 korrik, kalendari përkujton shën Jakun apostull.

Të mërkurën më 26 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Joakimin e Anën, prindërit e së Lumes Mari Virgjër.

Të enjten më 27 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Pantaleonin e shën Çelestinin I, papë.

Të premten më 28 korrik, kalendari kishtar përkujton shënjtorët Nazarin e Çelso-n; shën Pjetrin Poveda Castroverde.

Të shtunën më 29 korrik, kalendari përkujton Martën, shën Lazrin, shën Olafin.

Të dielën e ardhshme më 30 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e17-të gjatë vitit kishtar,ciklit të parë 'A', e gjithnjë më 30 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Pjetër Krizologun.

23 korrik 2023, 09:42