Kërko

“In quei giorni divenne eterna”, un docufilm sull’Urbe al tempo di Gesù, Colosseo a Roma “In quei giorni divenne eterna”, un docufilm sull’Urbe al tempo di Gesù, Colosseo a Roma

"Roma në vitet kur jetoi Jezusi", një film dokumentar mbi qytetin e amshuar

Realizuar nga dy Zyra të Vikariatit romak, filmi do të paraqitet më 20 korrik, në orën 19:30, në Auditorin e Ara Pacis, në Romë. Ndërmjet të ftuarve të ndryshëm, në emër të dioqezës së Romës do të flasë edhe Ipeshkvi Baldo Reina

R.SH. / Vatican News

Si ishte Roma në vitet, kur jetoi Jezusi? Fjalët "Ungjill" dhe "Shëlbues" tingëllojnë sot si tipikisht të krishtera, e pra po kështu patën tingëlluar edhe në gjuhën propagandistike të të parit të perandorëve, Augustit, nën sundimin e të cilit lindi Jezusi. Herodi i Madh u bë mbret pikërisht në Romë, Ponc Pilati u dërgua në Judé pasi ishte betuar në Tempullin e Marsit Ultor, në Forum, Tiberius është perandori i gdhendur në monedhë me frazën e famshme: "Jepini Cezarit, atë që i përket Cezarit" . Historia e Krishtit, gjeografikisht e largët, rrjedh edhe sot në venat e Qytetit të Amshuar! Këtë tregon dokufilmi “Roma, qyteti i ungjijve të kundërt”, i konceptuar nga Vikariati i Romës, redaktuar nga Zyra për kujdesin baritor universitar dhe nga Zyra për kujdesin baritor të kohës së lirë, turizmit dhe sportit.

Paraqitja, më 20 korrik

Prodhuar nga Valerio Ciampicacigli për Ulalà Film, dokumentari zgjat 30 minuta dhe do të transmetohet në kanalin Romartecultura në YouTube duke nisur nga e enjtja, 20 korrik. Në të njëjtën ditë, në orën 19.30, do të bëhet paraqitja zyrtare në Auditoriumin e Ara Pacis (nëpërmjet di Ripetta 190). Do të jenë të pranishëm ipeshkvi Baldo Reina, mëkëmbës i dioqezës së Romës; Claudio Parisi Presicce, mbikëqyrës i trashëgimisë kulturore Kapitoline; Alfonsina Russo, drejtore e Parkut Arkeologjik të Koloseut; Alessandro Sortino, gazetar dhe autor televiziv; Gianluca Arnone, kryeredaktor i Rivista del Cinematografo, Beatrice Fazi, moderatore  aktorja dhe prezantuesja  Beatrice Fazi. Hyrja falas.

Protagonist dhe autor i dokumentarit është imzot Andrea Lonardo, drejtor i zyrës për kujdesin baritor universitar; regjisor, Alessandro Galluzzi; drejtimi i teatrit dhe drejtimi artistik, nga Francesco d'Alfonso; redaksia e Annalisa Maria Ceravolo, Claudio Tanturri dhe Don Francesco Indelicato, drejtor i Zyrës për kujdesin baritor të kohës së lirë, turizmit dhe sportit. Historia gërshetohet me skena teatrale - nga Virgjili - te Oscar Wilde dhe Eric-Emmanuel Schmitt - interpretuar nga aktorët e rinj profesionistë Roberta Azzarone, Giada Primiano, Giorgio Sales, Matteo Santinelli, Marco Tè. Zëri,  që tregon historinë, është i Riccardo Mei.

Rilexim origjinal i historisë dhe përshpirtërisë së Qytetit të Amshuar

Videoja, që ndjek rrëfimin e shkrimit “Pastaj arritëm në Romë. Lindja e dytë e qytetit të  amshuar”, botuar verën e kaluar - kujton Don Indelicato - pjesë e një sërë itinerarësh në Parkun Kulturor Kishtar të Dioqezës së Romës, e tregon historisë dhe përshpirtërinë e qytetit tonë në mënyrë origjinale. Formati është krijuar jo vetëm për shtegtarët, por edhe për turistët e, mbi të gjitha, për ata që jetojnë çdo ditë qytetin dhe qendrën historike, veçanërisht për studentët e universiteteve romake".

15 korrik 2023, 12:43