Kërko

Vertice Fao a Roma Vertice Fao a Roma

Fao: Guterres, skandaloze që miliona vdesin nga uria

Samiti i FAO-s mbi sistemet botërore ushqimore u hap dje në Romë më 24 dhe do të përfundojë nesër më 26 korrik. Punimet u hapën nga fjalimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Guterres, i cili ripohoi se sa skandaloze është që në një "botë që ka me bollëk" miliona njerëz vdesin ose vuajnë nga uria.

R.SH. / Vatican News

Është "skandaloze", sipas Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, "që miliona njerëz në botë vuajnë dhe vdesin nga uria": kështu pohoi në fjalimin e tij në fillim të punimeve të Samitit mbi sistemet ushqimore, hapur dje në selinë e FAO-s në Romë. "Sistemet ushqimore në botë janë në rrënim dhe miliona njerëz po paguajnë çmimin e rëndë," shtoi Guterres, duke përmendur humbjet dhe hedhjen e ushqimit në mbeturina në vendet e pasura.

"Në një botë me bollëk ushqimesh, 2 miliardë njerëz janë të varfër dhe 3 miliardë nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme të domosdoshme," tha Guterres. "Ka miliona njerëz mbipeshë apo obezë dhe miliona njerëz të tjerë të keq-ushqyer," shtoi Sekretari i përgjithshëm të OKB-së. Kjo është arsyeja pse, sipas kreut të Kombeve të Bashkuara, sot ekziston "nevoja urgjente për lehtësimin e borxheve për vende të ndryshme dhe për të gjetur zgjidhje për të shpëtuar jetën tonë dhe planetin tonë". Samiti i FAO-s mbi sistemet botërore ushqimore që u hap dje në Romë dhe do të përfundojë nesër më 26 korrik.

Të hedhësh ushqimin do të thotë t’i mënjanosh njerëzit

"Të luftosh kundër plagës së tmerrshme të urisë do të thotë gjithashtu të luftosh edhe kundër shpërdorimit të ushqimit. Hedhja e ushqimit do të thotë përjashtim i njerëzve. Është skandaloze të mos kuptosh se sa ushqimi është mall i çmuar dhe sa të mira materiale përfundojnë keq në mbeturina”. Me këto Papa Françesku, botuar më 29 shtator 2021, në një tweet, në faqen @Pontifex pati kujtuar Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për humbjen dhe shpërdorimin e gjërave ushqimore.

Mos të harrojmë, ndërkaq, se buka, që e hedhim në pleh, është njëlloj si ta kishim vjedhur nga sofra e të varfërit, e njeriut të uritur. “I ftoj të gjithë të reflektojnë lidhur me problemin e hedhjes dhe shpërdorimit të ushqimit, për të gjetur rrugë e mënyra që, duke e përballuar seriozisht këtë problematikë, t’i hapin shtegun solidaritetit e ndarjes me nevojtarët”, pati pohuar Papa Françesku në audiencë të përgjithshme të 6 qershorit 2013 duke ftuar të gjithë: “t’i kundërvihemi kulturës së shpërdorimit, por sot sundojnë paratë, jo njeriu!”.

25 korrik 2023, 19:55