Kërko

Sant'Apollinare, Sant'Apollinare in Classe a Ravenna Sant'Apollinare, Sant'Apollinare in Classe a Ravenna

Më 20 korrik kalendari kujton shën Apolinarin, martir

Me origjinë nga Antiokia e Sirisë, Apolinari kreu shërbimin ipeshkёvnor në qytetin perandorak të Ravenës. Ka shumë mundësi që këtë detyrë t’ia ketë ngarkuar vetë Shën Pjetri Apostull. Iu kushtua me mish e me shpirt misionit të ungjillëzimit të Emilia Romanjës derisa, sipas traditës, vdiq si martir

R. SH. - Vatican News

Siç ndodh shpesh për shenjtorët e shekullit të Parë, nuk ka shumë burime të sigurta historike mbi jetën e Shën Apollinarit, ipeshkvit të parë të Ravenës, sot Itali. Ai ka jetuar në kohën e Perandorisë Bizantine të Lindjes, takimi me shën Pjetrin apostull duket të ketë qenë vendimtar në jetën e tij. Megjithatë, disa burime e datojnë figurën historike të Shenjtit më vonë, rreth viteve 150-200 p.K..

Shën Apolinari, ipeshkëv i Ravenës e martir, jetoi ndërmjet shekujve I-II. Me origjinë nga Antiokia e Sirisë, kreu shërbimin ipeshkëvnor në qytetin perandorak të Ravenës. Ka shumë mundësi që këtë detyrë t’ia ketë ngarkuar vetë Shën Pjetri Apostull. Iu kushtua me mish e me shpirt misionit të ungjillëzimit në Emilia Romanja derisa, sipas traditës, vdiq si martir.

Për kujtimin e tij u ngritën tri bazilika të njohura: e Shën Apolinarit in Classe, ku ruhen reliket dhe një mozaik i famshëm kushtuar Shenjtit, shuguruar në vitin 544 dhe Shën Apolinari i Ri, të dyja pranë Ravenës si dhe bazilika në Dizhon të Francës. Në katedralen e Bolonjës, që e ka zgjedhur si pajtor, sepse qe bariu i parë i vendit, i kushtohet një elter i posaçëm.

Por emri i Shenjtit u bë shumë shpejt i njohur edhe në Gjermani përmes predikimeve të murgjërve benediktinë, kamaldolezë e avelanitë. Meshari Romak e ka caktuar 23 korrikun si ditë të përkujtimit të tij por, me dëshirën e Gjon Palit II, nisi të kremtohej tri ditë para, për t’i lënë vend shenjtorëve të tjerë, që përkujtohen në këtë datë. E më 23 përkujtohet një shenjtore e madhe: shën Brigjida, bashkëpajtore e Evropës.

20 korrik 2023, 09:58