Kërko

 Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 25 qershor – 2 korrik

E diel 25 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 12-të gjatë vitit, ciklit të parë 'A'. E gjithnjë më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gulielmin, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit.

R.SH. - Vatikan

E diel 25 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 12-të gjatë vitit, ciklit të parë 'A'. E gjithnjë më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gulielmin, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit.

Fjala e Zotit e kësaj së diele na fton të mos druajmë e të lirohemi nga çdo frikë. Ungjilli sipas Mateut, nga kapitulli i dhjetë, përmban fjalimin e Jezusit mbi misionin e dishepujve në botë. Është një ligjërim që u drejtohet, pavarësisht nga koha në të cilën është shqiptuar e shkruar, të gjithë atyre që janë thirrur në shërbim të Jezu Krishtit dhe mbretërisë së tij; një fjalim që pasqyron përvojën e dymbëdhjetë apostujve të dërguar në mision në mesin e bijve të Izraelit dhe përvojën e misionarëve të Kishës së Mateut në dekadat para vitit 80 pas Krishtit.

Të hënën më 26 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, shën Gjonin e Palin martirë dhe shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei. Liturgjia e kësaj së diele, vë në qendër të vëmendjes sonë, ecjen pas Krishtit. Liturgjia e ditës na kujton se njerëzit që e kanë zemrën të pastër, do të banojnë në shtëpinë e Zotit. Janë ata që e ruajnë çdo dhuratë të Zotit si thesar të çmuar dhe e bëjnë të japë fryt në marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është rruga e sigurt e shëlbimit.

Të martën më 27 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Çirilin r Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës. Shën Çirili na kujton se njeriu njihet nga frytet e jetës së tij, dmth, nga veprat. Mos dëgjo fjalët, shiko veprat – është kriter, të cilin na e mëson vetë Jezu Krishti, që të jemi në gjendje ta dallojmë njeriun e vërtetë të Zotit nga profetët e rremë.  Liturgjia e ditës na kujton se njeriu njihet nga frytet e jetës së tij, do të thotë, nga veprat. Mos dëgjo fjalët, shiko veprat – është kriter, të cilin na e mëson vetë Jezu Krishti, që të jemi në gjendje ta dallojmë njeriun e vërtetë të Zotit nga profetët e rremë.

Të mërkurën më 28 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Ireneun, ipeshkëv të Lionit e martir, njeri i fesë e bari besnik i grigjës që i qe besuar. Ky shenjtor kishte mësuar nga Bariu i Mirë ndjenjën e masës, pasurinë e doktrinës, zellin misionar, cilësi që duhet t’i bëjmë tonat, për të qenë miq të vërtetë të Jezusit. 

Të enjten më 29 qershor, Kisha katolike kremton festën e shën Pjetrit e Palit Apostujt. Pra, Kisha katolike universale kremton solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit, Apostuj, të cilëve Jezu Krishti ua besoi lartimin e ngrehinës së Kishës Katolike Universale, që i bën ballë shekujve. Kremtohen solemnisht, dy njerëz, që u persekutuan për vdekje. Një peshkatar e një çadërpunues. I përfunduan ditët tragjikisht për shkak të urrejtjes kundër mesazhit që përfaqësonin, që e mbrojtën edhe me flijimin e jetës.

Të premten më 30 qershor, kalendari kishtar përkujton Martirët e Parë të Kishës së Romës, gjurmët e të cilëve janë në 15 katakombet në qendër e në jug të Italisë. Në katakombe njihemi me dëshminë e besimtarëve të bashkësive të para të krishtera, martirëve të Kishës së parë, që na lanë si trashëgim gjakun e tyre të derdhur për Krishtin.

Të shtunën më 1 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Julin e shën Aronin e Shën Esterin. Këta dy shenjtorë i njohim përmes Besëlidhjes së Vjetër të Biblës. Shën Aroni është një nga figurat qendrore të pesë librave të parë të Biblës, që njihen me titullin e vetëm: Pentateuku. Bibla, kujtojmë, është edhe i vetmi burim biografik për këtë shenjt.

Të dielën e ardhshme më 2 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 13-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të parë 'A'. Gjithnjë më 2 korrik, kalendari kishtar përkujton Shën Bernardin Realinin, rregulltar jezuit. Kur po jepte shpirt, më 2 korrik të vitit 1616, këshilli bashkijak i Leçes, i mbledhur me ngut, i shkoi tek shtrati i vdekjes e iu lut të bëhej Pajtor i qytetit.



25 qershor 2023, 09:21