Kërko

Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 18 - 25 qershor

E Diel, 18 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 11-të të kohës së zakonshme të vitit kishtar, ciklit të parë 'A'. Gjithnjë më 18 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Marku e Marçeliani, martirë romakë, shën Gregorin Barbarigo, shën Marinën, të Lumen Ozana Andreasi.

R.SH. / Vatikan

E Diel, 18 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 11-të të kohës së zakonshme të vitit kishtar, ciklit të parë 'A'. Gjithnjë më 18 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Markun e Marçelianin, martirë romakë, shën Gregorin Barbarigo, shën Marinën dhe të Lumen Ozana Andreasi.

Liturgjia e kësaj të diele të 11-të, na kujton se Mbretëria e Hyjit duhet të realizohet, duhet të ndërtohet me angazhimin dhe vullnetin e mirë të të gjithë besimtarëve. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele nga Mateu (Mt 9,36-10,8), Jezusi i thërret me emër dhe i nis dymbëdhjetë Apostujt. Duke i nisur, u kërkon të shpallin vetëm një gjë: “Predikoni, ndërsa shkoni, duke thënë: ‘Mbretëria e qiejve është afër” (Mt 10:7). Është e njëjta shpallje me të cilën Jezusi nisi predikimin: mbretëria e Zotit, domethënë mbretëria e tij e dashurisë, është pranë, po vjen në mesin tonë. E ky nuk është lajm themelor për jetën tonë.

Të hënën më 19 qershor,  kalendari kishtar përkujton shën Romualdin, shën Xhervazin, shën Protazin e shën Xhuliana Falkonierin.

Të martën më 20 qershor,  kalendari kishtar përkujton shën Silverin, papë e martir, shën Gobanin e shën Gjonin nga Matera.

Të mërkurën më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Luigjin Gonzaga, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike.

Të enjten më 22 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Fisher, ipeshkëv të Roçesterit dhe shën Tomas More, martirë anglezë;

Të premten më 23 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë e Elizabeten, prindërit e shën Gjon Pagëzuesit, dhe shën Jozefin Kafasso, shën Lanfrankon.

Të shtunën më 24 qershor, Kisha katolike do të kremtojë festën e Lindjes së shën Gjon Pagëzuesit,pararendësit të Jezu Krishtit dhe shën Gjonin e Festin, martirë.

Shën Gjon Pagëzuesi është i vetmi shenjtor, bashkë me Virgjrën Marin, Nënën e Jezusit, të cilit kalendari i Kishës i kremton festën e lindjes dhe festën e martirizimit . Gjoni qe më i madhi ndër profetë, sepse tregoi të pranishëm në mesin e njerëzve Qengjin e Hyjit, që shlyen mëkatet e botës / Jezu Krishtin. Thirrja e tij profetike, që në barkun e nënës Elizabetë, është plot ngjarje të jashtëzakonshme. Gjoni është paraardhësi i Krishtit, me fjalë dhe me jetë. Pagëzimi i pendimit, me të cilin shoqërohet shpallja e kohëve të fundit, është shëmbëllim i pagëzimit me Shpirtin Shenjt Zot. Data e festës së Lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit, tre muaj pas lajmërimit të Zojës dhe gjashtë muaj para Krishtlindjes, është caktuar sipas kronologjisë së Ungjillit të Lukës.

Të dielën e ardhshme, 25 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 12-të të kohës së zakonshme të vitit kishtar, ciklit të parë 'A'. Gjithnjë më 25 qershor, kalendari kishtar shën Maksimin



18 qershor 2023, 09:20