Kërko

2020.06.14 Santa Messa nella solennita' del Corpus Domini 2020.06.14 Santa Messa nella solennita' del Corpus Domini

Shenjtorët e javës 11 - 18 qershor

E diel 11 qershor, Kisha katolike kremton festën e Korpit e Gjakut të Krishtit. Solemniteti i Korpit e Gjakut të Krishtit Zot është festa e Eukaristisë, Sakrament, në të cilin, Jezusi na la kujtimin e gjallë të Pashkëve të Tij, ngjarje qendrore në historinë e njerëzimit. Eukaristia është në qendër të jetës së besimtarëve. Në të, Krishti i dhurohet Atit Qiellor për ne, na bërë pjesëtarë të vetë flijimit të vet, e na dhurohet si bukë e jetës për të na mbështetur në shtegtimin tonë tokësor

R.SH. / Vatikan

E diel 11 qershor, Kisha katolike kremton festën e solemnitetit të Korpit e Gjakut të Krishtit. 

Solemniteti i Korpit e Gjakut të Krishtit Zot është festa e Eukaristisë, Sakrament, në të cilin, Jezusi na la kujtimin e gjallë të Pashkëve të Tij, ngjarje qendrore në historinë e njerëzimit. Eukaristia është në qendër të jetës së besimtarëve. Në të, Krishti i dhurohet Atit Qiellor për ne, na bërë pjesëtarë të vetë flijimit të vet, e na dhurohet si bukë e jetës për të na mbështetur në shtegtimin tonë nëpër rrugët e botës. Festa lindi në rrethana të caktuara historike e kulturore me qëllimin që populli i Zotit ta ripohonte haptazi besimin e vet në Jezu Krishtin e gjallë e vërtetë të pranishëm në të Shenjtnueshmin Sakrament. Është, pra, festë e themeluar për ta adhuruar, për ta lumnuar e për ta falënderuar publikisht Zotin i cili, në Sakramentin eukaristik, vijon të na dojë deri në fund të fundit, deri në dhurimin e korpit e të gjakut të vet 

Gjithnjë këtë të diel më 11 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Barnabën, apostull, e shën Paolen Frassinetti, themeluesen e Motrave të Shën Dorotesë.

Të hënën më 12 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Onufrin e shën Gaspër Bertoni-n.

Të martën më 13 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Antonin e Padovës, që tek shqiptarët njihet edhe emrin shëna Ndou i Padovës, meshtar e doktor i Kishës, një shenjt universal. Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos tek katolikët edhe ndër ortodoks, budistë e mysliman. Me plotë të drejtë quhet shenjt universal – shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.

Të mërkurën më 14 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Elizeun, shën Valerin e Rufinin.

Të enjten më 15 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Amosi-n.

Të premten më 16 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Kuirikun e Juditën, shën Aurelianin.

Të shtunën më 17 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Ranierin, shën Nikadro-n e Marçano-n.

Të dielën e ardhshme më 18 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e XI gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A'. Gjithnjë më 18 qershor, kalendari përkujton shën shën Markun e Marçelianin, martirë romakë, shën Marinën dhe shën Kallogjerin.

 

11 qershor 2023, 10:19