Kërko

Giuseppe Vallardi (1784-1861) Triumfi dhe vallja e vdekjes, ose Vallja makabre në Clusone. Dogma e vdekjes në Pisogne, në provincën e Bergamo-s; Milano, Pietro Agnelli, 1859; tav. I Giuseppe Vallardi (1784-1861) Triumfi dhe vallja e vdekjes, ose Vallja makabre në Clusone. Dogma e vdekjes në Pisogne, në provincën e Bergamo-s; Milano, Pietro Agnelli, 1859; tav. I

Në Milano, një ekspozitë feston Manzonin, autorin e “murtajës”, "fantazmë e tmerrshme" gjatë shekujve

Nga data 4 maj deri më 8 korrik 2023, në 150-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të famshëm, Biblioteka Kombëtare Braidense dhe Galeria e Arteve Brera organizuan ekspozitën "Manzoni 1873 2023. Murtaja, plagë e tmerrshme ndërmjet jetës e veprës”, në bashkëpunim me arkivin historik Ricordi dhe me kontributin shkencor të Casa del Manzoni. Giuliana Nuvoli: murtaja, qendër e "Të fejuarve" dhe e gjëmë e njerëzimit

R.SH. - Vatikan

Një nga shenjat e pashlyeshme të veprës së Manzonit është rrëfimi i tij për murtajën, pasqyryar me art të madh në faqet e “Promessi Sposi”, “Të Fejuarit”, një nga përkthimet më të realizuara në shqip nga Atë Mark Harapi SJ, si dhe në “Storia della Colonna Infame” (Historia e Kolonës Famëkeqe) vepra që u bënë simbol i çdo murtajeje, edhe asaj që pati rënë në Shqipëri. Më 1375, murtaja pati goditur Janinën, duke shkaktuar vdekjen e zonjës Irena, e bija e dukës së Janinës.

Më 1736, po në Janinë, ra një murtajë e tmerrshme, të cilën e solli nga Vllahia një gunar i emëruar Zamari. Vetëm brenda në Janinë vdisnin 50 a 60, e shpesh edhe 80 veta në ditë. Murtaja nisi të korrë jetë nga fillimi i Frorit, deri në ditë të Shën Mitrit. Më 1814, ushtarë shqiptarë të sulltanit, duke u kthyer nga Misiri, sollën një murtajë të madhe që ra, e rreptë e e tutshme, në Shkodër, në Ipek [Pejë], në Durrës, në Vlorë, në Janinë, dhe më tepër në Delvinë. Vijoi deri më 1819, e bota binin porsi miza. Gjithçka i ngjiste skenave të përshkruara nga Manzoni….

Gjenitë nuk harrohen kurrë!

Njëqind e pesëdhjetë vjet pas vdekjes së shkrimtarit më të famshëm dhe më të studiuar, Milanoja nis përkujtimin e Birit të vet të madh me një ekspozitë kushtuar kësaj teme aktuale. Nga 4 maji - deri më 8 korrik 2023, Biblioteka Kombëtare Braidense dhe Galeria e Arteve Brera paraqesin “Manzoni 1873-2023. Murtaja, fshikullimi i tmerrshëm, ndërmjet jetës e veprës”, në bashkëpunim me Arkivin Historik Ricordi dhe me kontributin shkencor të “Casa del Manzoni”. Ekspozita u realizua nën drejtimin e Marzia Pontone, drejtoreshë shkencore e Bibliotekës Kombëtare Braidense, në bashkëpunim me Giuliana Nuvoli dhe Marco Versiero.

Murtaja,  gjëma e zezë, e gjithpranishme në historinë njerëzore

Njeriu, për natyrë, përpiqet t’i shlyejë nga kujtesa ngjarjet më të dhimbshme. Për ata që nuk kanë jetuar çaste dramatike, dy vitet e fundit të pandemisë Covid-19 duken si kujtime të largëta, të mjegullta, si ëndërr e keqe, para zgjimit. Nëse mendojmë përsëri për ato ditë, çka mbetet e skalitur në kujtesën tonë, është ndjenja e shqetësimit, e mosbesimit. E një breshëri pyetjesh dramatike: “E po të na ndodhte kjo? E edhe ajo?”. Pyetje që ne, qytetarëve të një bote kaq moderne dhe të avancuar na dukeshin e vijojnë të na duken të çuditshme. Si të dala nga një botë tjetër, e panjohur, e zhytyr prej kohe në mjegullën e shekujve! Kohëve të sëmura nga gërbula, kolera, murtaja… E kohë të ekspozuara…

Louis Joseph Marie Robert (1771-1850). Udhëheqës shëndetësor i qeverive evropiane, mbi ethet e verdha dhe kolera-morbus, sëmundje të cilat duhet të konsiderohen sot si identike. Nga L.J.M. Robert [...] Libër i stolisur me njëzet e dy pllaka litografie me ngjyra. Pjesa e dyte; Paris, Crevot, 1826; tabela THE.
Louis Joseph Marie Robert (1771-1850). Udhëheqës shëndetësor i qeverive evropiane, mbi ethet e verdha dhe kolera-morbus, sëmundje të cilat duhet të konsiderohen sot si identike. Nga L.J.M. Robert [...] Libër i stolisur me njëzet e dy pllaka litografie me ngjyra. Pjesa e dyte; Paris, Crevot, 1826; tabela THE.

Ndërsa në ekspozitën milaneze, do të zbulojmë se murtaja ka qenë gjithmonë aty, që nga shekujt më të lashtë e më të harruar. Ka tmerruar gjithmonë, gjithkënd! Epidemitë u dukën që në agimet e historisë. I gjejmë në dëshmitë e qytetërimeve më të lashta. E edhe në kalimin e kohës. Përsërtien, si histori e pandërprerë dhe e frikshme, gjithmonë e ngjashme. Shoqëruar me mortjen e me arkivolat!

Louis Joseph Marie Robert (1771-1850)
Louis Joseph Marie Robert (1771-1850)

Dy shpjegime të mundshme

Janë dy, udhët që përpiqen ta shpjegojnë zanafillën e murtajës: ajo që flet për zanafillë hyjnore, ndaj e shpjegon si ndëshkim, flagellum dei, kamxhik të zotave, duke nisur nga librat biblikë të Samuelit dhe veprat e Homerit, për të vijuar me të tjetra, që i japin shpjegim racional, nisur nga Tuçididi dhe Lukreci. Nëpërmjet figurave që soditen rrënqethshëm në ekspozitën e ngritur në dhomën Maria Teresa të Bibliotekës Kombëtare Braidense, disa prej të cilave publiku i shikon për herë të parë, mund të perceptohet fare mirë gjurma që la në shoqëri kjo sëmundje “fatale”. Gjurmë në të gjitha kohërat, edhe në formën e dukurive, që shkojnë përtej vetë sëmundjes. Ndjenja e fajit, shlyerja, pasojë e së keqes së bërë nga njeriu dhe mbi të gjitha lufta... Edhe në vizionet më “laike”, të shumtët që janë marrë me murtajën u përpoqën t’i japin kuptim. Shkenca jep shpjegime të sakta, por frika e njeriut e kërkon diku tjetër rikthimin e jetës… Si në kohët e pandemisë së Covidit, që korri e griu në çastet, që gati  gati i kishin harruar sëmundjet tmerruese! Shuplakë mbi fytyrën e njerëzmit….

Giuliana Nuvoli: një trashëgimi e çmuar në shërbim të rrëfimit të murtajës

 “Në Sallën Teresiana të Bibliotekës Braidense - Profesor Giuliana Nuvoli, profesoreshë e letërsisë italiane në Universitetin e Milanos, shkrimtare dhe kritike letrare përshkruan - për Vatican News - katërmbëdhjetë vitrinat e ngritura, në diakroni, duke nisur nga Iliada e Homerit, për të arritur deri në ditët e sotme.  Pasqyrojnë mënyrat e rrëfimit të murtajës, të ilustrimit të saj, të frikës e sigurisht, urrejtjes. Ekspozohen edhe një mori   dorëshkrimesh absolutisht të jashtëzakonshme: inkunabula, botime të vjetra, kalkografi, gravura, litografi… Me pak fjalë, një trashëgimi e çmuar e Braidense, në shërbim të rrëfimit a të endjes së murtajës nëpër shekuj”.

Alessandro Manzoni (1785-1873) Të Fejuarit. Historia milaneze e shekullit të shtatëmbëdhjetë e zbuluar dhe rikrijuar nga Alessandro Manzoni; Milano, Vincenzo Ferrario, 1825-1826 [por 1827]; vëllimi III, f. 286, pl. X
Alessandro Manzoni (1785-1873) Të Fejuarit. Historia milaneze e shekullit të shtatëmbëdhjetë e zbuluar dhe rikrijuar nga Alessandro Manzoni; Milano, Vincenzo Ferrario, 1825-1826 [por 1827]; vëllimi III, f. 286, pl. X

Pse u zgjodh tema e murtajës?

U zgjodh - kujton profesoresha Nuvoli - sepse murtaja është protagoniste, skenar, sfond i të gjithë romanit të Alessandër Manzonit dhe sepse është e keqja emblematike që shemb njerëzimin, të mirin dhe të keqin, të pasurin e të papasurin, me një fund simbolik: Lucia, e mira, shërohet; Rodrigo, i keqi, vdes. Gjithsesi, nuk mungojnë as personazhet e pafajshme, që vdesin... Rrëfehet një botë në të cilën Provania hyjnore ndërhyn me mënyra, që mendja njerëzore nuk mund t’i kuptojë! I shpëtojnë njeriut!

Francesco Corsi, Renzo duke parë Don Rodrigon ndërmjet viktimave të murtajës; aquatintë; 217 x 300 mm [fleta e plotë 300 x 350 mm];  nga disa skena marrë nga I Promessi Sposi:  tregim milanez i shekullit të shtatëmbëdhjetë nga Zoti Alessandro Manzoni, kompozuar dhe vizatuar nga Gallo Gallina; Firence, Vincenzo Batelli, 1832-1833; tabela XI
Francesco Corsi, Renzo duke parë Don Rodrigon ndërmjet viktimave të murtajës; aquatintë; 217 x 300 mm [fleta e plotë 300 x 350 mm]; nga disa skena marrë nga I Promessi Sposi: tregim milanez i shekullit të shtatëmbëdhjetë nga Zoti Alessandro Manzoni, kompozuar dhe vizatuar nga Gallo Gallina; Firence, Vincenzo Batelli, 1832-1833; tabela XI

Kjo ekspozitë, që ka në qendër figurën e Manzonit, përfshin një hapësirë ​​shumë të gjerë kohore, me shumë rubrika që flasin për poetë, shkrimtarë, muzikantë italianë dhe të huaj, të lashtë dhe modernë...

Janë të pranishëm autorë të shumtë dhe pjesa që ka të bëjë me autorët ndërmjet shekujve 19 dhe 20, veçanërisht ajo që redaktova, duke filluar nga Edgard Allan Poe, apo letërsia e së keqes, pati lulëzim të jashtëzakonshëm, duke arritur deri në fantashkencë, deri tek takimi me sëmundjen. Dëshmi jashtëzakonisht interesante.

Jean Jacques Manget (1652-1742) Traktati i murtajës i mbledhur, nga autorët më të mirë antikë dhe modernë. Pasurohet me vërejtjet dhe praktikat e vëzhgimeve. Gjeneve, Philippe Planche, 1721; Festa premiere [paraqitja e ilustruar në faqen e titullit], Pjesa II [titulli i pjesëve të përparme të titullit]
Jean Jacques Manget (1652-1742) Traktati i murtajës i mbledhur, nga autorët më të mirë antikë dhe modernë. Pasurohet me vërejtjet dhe praktikat e vëzhgimeve. Gjeneve, Philippe Planche, 1721; Festa premiere [paraqitja e ilustruar në faqen e titullit], Pjesa II [titulli i pjesëve të përparme të titullit]

Në ekspozitë ka edhe inkunabula, miniatura nga pothuajse të gjitha periudhat, e edhe kopertina librash, gravura antike...

Sigurisht që dëshmitë më të vjetra janë në inkunabula, pra tekstet e botuara në shekullin e pesëmbëdhjetë, që nuk kanë rënë kurrë në dorë të publikut, prandaj ekspozita është jashtëzakonisht interesante. Më duhet të përmend edhe dy ilustrues të shekullit të 19-të, Francesco Gonin dhe Gallo Gallina-n, ilustrues të romanit të Manzonit, vizatimet origjinale të të cilëve janë ekspozuar.

Gallo Gallina (1796-1874) Renzo duke parë Don Rodrigon mes viktimave të murtajës [vizatim përgatitor], 1827-1828; goditje të incizuara, laps i zi, stilolaps dhe bojë kafe, larje gri; 326 x 465 mm
Gallo Gallina (1796-1874) Renzo duke parë Don Rodrigon mes viktimave të murtajës [vizatim përgatitor], 1827-1828; goditje të incizuara, laps i zi, stilolaps dhe bojë kafe, larje gri; 326 x 465 mm

Si pjesë e ekspozitës, organizohen edhe një sërë takimesh, konferencash dhe lojërash për fëmijë si veprimtari anësore, me të cilat mund të njiheni përmes  faqes së internetit të Braidense, në seksionin që i kushtohet.

Emilio Salgari (1862-1911) Qyteti i mbretit lebroz; Milan, Vallardi, 1914 [Botimi I: Genova, Donath, 1904]; kopertina e ilustruar
Emilio Salgari (1862-1911) Qyteti i mbretit lebroz; Milan, Vallardi, 1914 [Botimi I: Genova, Donath, 1904]; kopertina e ilustruar
06 maj 2023, 17:12