Kërko

Këshilli i Evropës në samitin e Rejkjavikut miraton “parimet për demokraci”

Këshilli i Evropës në samitin e Rejkjavikut, miratoi “Parimet për Demokraci”, një sërë parimesh që duhet të respektohen nga Shtetet demokratike, si liria e shprehjes, mbledhjet dhe shoqatat, institucionet e pavarura, gjyqësori i paanshëm dhe efikas, lufta kundër korrupsionit dhe pjesëmarrja demokratike e shoqërisë civile dhe ajo e të rinjve. “Të drejtat e njeriut dhe mjedisi janë të ndërthurura”.

R.SH. - Vatikan

Duke tërheq vëmendjen kundër "regresit demokratik", liderët e Këshillit të Evropës miratuan, në përfundim të samitit në Islandë, "Parimet e Rejkjavikut për Demokracinë", një sërë parimesh që duhet të respektohen nga Shtetet demokratike, si liria e shprehjes, mbledhjet dhe shoqatat, institucionet e pavarura, gjyqësori i paanshëm dhe efikas, lufta kundër korrupsionit dhe pjesëmarrja demokratike e shoqërisë civile dhe ajo e të rinjve.

Udhëheqësit e 46 Vendeve anëtare riafirmuan "përkushtimin e tyre të thellë dhe të palëkundur ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, angazhimin e tyre të palëkundur ndaj sistemit të Konventës si një mekanizëm për promovimin e paqes e stabilitetit në Evropë dhe detyrimin e tyre të pakushtëzuar për t'iu përmbajtur vendimeve përfundimtare të Tribunalit”.

Lidhur me mjedisin, liderët pohuan se “të drejtat e njeriut dhe mjedisi janë të ndërthurura dhe se një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm është çelësi që mundëson gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut”.

Puna e Këshillit të Evropës në këtë fushë duhet të bazohet në “njohjen politike të së drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si një e drejtë e njeriut dhe në jurisprudencën e gjerë të zhvilluar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”.

Së fundi, samiti miratoi një sërë prioritetesh të tjera të Këshillit të Evropës si: domethënia e aderimit në Bashkimin Evropian sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; standarde të reja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në epokën dixhitale online dhe offline, veçanërisht me forcat opozitare demokratike bjelloruse, si dhe me mbrojtësit e të drejtave të njeriut bjellorusë dhe rusë, mediat e lira dhe shoqërinë e pavarur civile.

17 maj 2023, 17:34