Kërko

San Pietro Celestino V, Basilica di san Paolo fuori le mura San Pietro Celestino V, Basilica di san Paolo fuori le mura

Më 19 maj kalendari kishtar kujton Shën Çelestinin V Papë

Shën Çelestini V ishte Papa i fundit i cili nuk u zgjodh nëpërmjet një konklave. Ishte Papë nga gushti deri në dhjetor të vitit 1294. Dha dorëheqjen, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm për rolin e Papës. Ai u kthye në jetën e tij të përvuajtur murgare dhe vdiq më 1295. Si një murg benediktin, që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç, ai jetoi si një vetmitar dhe ishte i njohur për spiritualitetin e tij

R.SH. - Vatikan

Më 19 maj kalendari kishtar përkujton Shën Çelestinin V - Pjetrin nga Morrone, oshënar dhe Papë nga 29 gushti 1294 deri më 13 dhjetor 1294. Pietro Angeleri – ky ishte emri i pagëzimit të papës së ardhshëm – lindi në Isernia në vitin 1215. Prindërit e tij ishin fshatarë të thjeshtë. Studioi ndër benediktinët e Faifolit (Benevento) e më pas në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1239.

Shumë shpejt mori leje të jetonte si eremit dhe u tërhoq në Malin Morrone. Fama e shenjtërisë së tij tërhoqi edhe shumë vetmitarë të tjerë, me të cilët Pjetri themeloi bashkësinë e “Eremitëve të Shën Damianit”, të cilët më pas, për nder të tij, u quajtën Çelestinët e vijuan jetën vetmitare murgarë deri në vitin 1807. 

Si vdiq Papa Nikolla IV, në prill të vitit 1292, dymbëdhjetë kardinajtë, që kishin shpëtuar nga turbullirat politike të kohës, u mblodhën në konklav, në Perugia ku vijuan të diskutonin për dy vjet me radhë, pa u marrë vesh për zgjedhjen e pasardhësit të Shën Pjetrit, derisa vendosën t’i japin Kishës si kryebari, pikërisht oshënarin Pietro nga Morrone, gati tetëdhjetë vjeç, i cili mori emrin Çelestini V.

Njeri i shenjtë dhe i përshpirtshëm, si e kuptoi se forcat politike të kohës deshën ta përdornin për interesat e tyre, Çelestini hoqi dorë nga papnia. Në vend të tij u zgjodh Papa Bonifaci VIII i cili, duke patur frikë se mbrojtësit e paraardhësit do të krijonin vështirësi në jetën e Kishës, e mbajti nën mbikëqyrje në Kështjellën e Fumone-s, afër Alatri-ti në Lazio, ku ish-Papa Çelestini V kaloi ditët e fundit të jetës në izolim të plotë, nga i cili e çliroi vdekja, që trokiti në qelën e tij murgarë më 19 maj 1296. U shpall shenjt nga Klementi VI, më 5 maj 1313.

Papa Shën Celestini V

Papa Shën Celestine V ishte Papa i fundit i cili nuk u zgjodh nëpërmjet një konklave (mbledhja e kardinalëve së bashku me qëllim zgjedhjen e Papës). Ai ishte Papë nga gushti deri në dhjetor të vitit 1294. Si një murg benediktin, që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç, ai jetoi si një vetmitar dhe ishte i njohur për spiritualitetin e tij. Meqenëse Kardinalët nuk mundën të vendosin për njeriun e duhur për të mbretëruar pasi vdiq paraardhësi i Celestin-it vdiq, ata ranë dakord për të zgjedhur një person i cili ishte një prift i thjeshtë. Papa ra dakord dhe thirri kardinalët në vendin ku jetonte (në vend që të shkonte vetë në Romë).

Kur Papa u mblodh së bashku me Kardinalët, Celestini V, me veshjen e tij të thjeshtë, ishte ulur mbi një gomar kapistallin e të cilit e mbanin dy murgë gjatë rrugës për në Romë. Dha dorëheqjen, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm për rolin e Papës. Ai u kthye në jetën e tij të përvuajtur murgare dhe vdiq më 1295. U kanonizua si shenjtor në vitin 1313 dhe eshtrat nderohen ende sot e kësaj dite. Në një mësim të tij Çelestini V thotë: “Gjithçka kemi në jetë, është dhuratë e Zotit!”.  Në qendër të jetës së Çelestinit V ishte gjithnjë Krishti, ishte Kryqi. Kryqi, e pajisi Shenjtin me vetëdijen e qartë të mëkatit, por dhe të mëshirës së pafundme të Zotit.

Më 4 korrik 2010, ndërsa vizitonte Sulmonën, Papa Benedikti XVI i pati ftuar të gjithë të jetojnë thjeshtë, sipas shembullit të Shën Çelestinit V, sepse një jetë e tillë siguron lirinë e mendjes e të zemrës. Kishës i kërkoi ta shpallë me guxim Ungjillin edhe në çaste përndjekjesh; besimtarëve, të shkëputen nga shqetësimet e tepërta për gjërat e përditshme: “… shpallja e qetë, e qartë dhe me guxim e mesazhit ungjillor, edhe në çaste përndjekjes, pa iu nënshtruar joshjes së modës, dhunës as imponimit; shkëputja nga shqetësimet për gjëra, si paraja e veshjet, duke u mbështetur fort në provaninë e Atit; vëmendja e kujdesi i posaçëm për të sëmurët në korp e në shpirt (cfr Lk 10, 5-9). Këto ishin edhe karakteristikat e papnisë së shkurtër e të vuajtur të Çelestinit V e këto, edhe karakteristikat e veprimtarisë misionare të Kishës në çdo epokë”, pati nënvizuar asokohe Papa Benedikti XVI.

19 maj 2023, 10:17