Kërko

Ue, adesione Balcani ancor più prioritaria dopo invasione russa Ue, adesione Balcani ancor più prioritaria dopo invasione russa

Varhelyi: Ballkani prioritet anëtarësimi në BE pas pushtimit rus

Në dritën e krizës aktuale ekonomike dhe gjeopolitike, e cila u thellua nga agresioni rus ndaj Ukrainës, zgjerimi është një prioritet edhe më i madh”. Kjo edhe arsyeja pse është edhe më e rëndësishme të insistojmë dhe të mbështesim fqinjët tanë në një masë më të madhe se në të kaluarën, sepse "këto vende do të duhet të bëhen anëtarë të BE-së", tha Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi

R.SH. / Vatikan

"Procesi dhe perspektiva e besueshme e zgjerimit të BE-së ka qenë një prioritet i Komisionit tonë që në ditën e parë të mandatit tonë. Në dritën e krizës aktuale ekonomike dhe gjeopolitike, e cila u thellua nga agresioni rus ndaj Ukrainës, zgjerimi është një prioritet edhe më i madh”.

Kjo edhe arsyeja pse është edhe më e rëndësishme të insistojmë dhe të mbështesim fqinjët tanë në një masë më të madhe se në të kaluarën, sepse "këto vende do të duhet të bëhen anëtarë të BE-së", tha Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në Konferencën për Ballkanin po zhvillohet në Trieste të Italisë. "Evropa është e gatshme të mbajë angazhimin e saj, nëse vendet e Ballkanit janë gati të mbajnë angazhimet e tyre", shtoi ai.

24 janar 2023, 16:56