Në Ukrainë, Krishtlindjet e para nga fillimi i luftës, me sulme të reja
R. SH. - Vatikan
Nëse edhe presidenti rus Putin fillon të përdorë fjalën luftë, kur flet për situatën në Ukrainë, kjo do të thotë se është e pamundur të mos e pranosh seriozitetin e një ngjarjeje tragjike, që regjistron rreth 7000 vdekje civile, duke përfshirë 400 fëmijë, mbi 7 milionë refugjatë dhe, sipas Kievit, 100 mijë ushtarë rusë të vrarë në terren.
Vijon bombardimi i centraleve
Dhuna vazhdoi edhe 24 orët e fundit: një punëtor vdiq gjatë sulmit të ri rus kundër një termocentrali. Për shkak të sulmit, objekti u shkëput nga rrjeti. Shefi i shtabit ukrainas pretendon se Moska po e përqendron ofensivën në tre fronte dhe se po vijon zhvendosjen e ushtarëve në zonat e luftimit.
Plani i paqes
Megjithatë, në thashethemet e gazetës amerikane Wall Street Journal, fryn një erë, që paralajmëron fundin e luftës: sipas saj, presidenti ukrainas Zelensky po përgatit një plan paqeje, të cilin synon ta paraqesë më 24 shkurt, datë e përvjetorit të parë të sulmit rus. Kievi do të dëshironte fillimisht të arrinte kulmin e ripushtimeve, për t'u paraqitur, pastaj, më i fortë në çdo tryezë. Po Moska nuk ka ende plane paqeje dhe e lexon udhëtimin e fundit të Zelensky në Shtetet e Bashkuara si akt armiqësor.