Lamtumirë ao Rei Pelé: futbolli humb legjendën e tij më të bukur
R.SH. / Vatikan
Futbolli humbi këtë të enjte (29/12) lojtarin më të madh të të gjitha kohërave. Brazili ka humbur idhullin më të madh në historinë e tij. Shtypi brazilian dhe e gjithë bota theksojnë se bota ka humbur Pelé, mbretin e futbollit.
I sëmurë prej kohësh, Edson Arantes do Nascimento vdiq në një klinikë në São Paulo, në Brazil, në moshën 82vjeç. Pelé ishte shembull i kampionit që di të bashkojë cilësitë më të mira sportive me ato njerëzore. Tre Kupa të Botës të fituara, 1281 gola të shënuar, gjeste teknike me bukuri dhe fuqi të rrallë që do të mbeten në kujtesën tonë janë trashëgimia e tij e ndritshme.
E gjithë bota i përulet Pelés. Edson Arantes do Nascimento është lojtari i vetëm që ka fituar 3 kupa botërore. FIFA njeh rekordin e tij të golave: 1281 në 1363 ndeshje. Presidenti aktual i Brazilit Bolsonaro dekreton 3 ditë zie në të gjithë vendin. Të hënën vigjilja e të martën funerali. "Nuk ka pasur kurrë një numër 10 si ai", thotë presidenti ardhshëm brazilian Lula.