Kërko

Me 4 nëntor 1990 kremtimi Meshës në varreza të Shkodrës shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri

Kisha katolike nё Shqipёri e nё mёnyrё tё veçantё kryedioqeza Shkodёr-Pult pёrkujtojnё Meshën e parë, kremtuar më 4 nëntor 1990 nga dom Simon Jubani, në varrezat e qytetit, që shënoi fillimin e rënies së regjimit komunist e rifitimin e lirisë qytetare në Shqipëri, si dhe vigjiljen a natёn e festёs sё Martirёve tё Kishёs katolike, tё peeriudhёs sё diktaturёs komuniste, tё shpallur tё Lumё mё 5 nёntor 2016 nё Kishёn Katedrale tё Shёn Shtjefnin, nё Shkodёr.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike nё Shqipёri e nё mёnyrё tё veçantё kryedioqeza Shkodёr-Pult pёrkujtojnё Meshën e parë, kremtuar më 4 nëntor 1990 nga dom Simon Jubani, në varrezat e qytetit, që shënoi fillimin e rënies së regjimit komunist e rifitimin e lirisë qytetare në Shqipëri, si dhe vigjiljen a natёn e festёs sё Martirёve tё Kishёs katolike, tё peeriudhёs sё diktaturёs komuniste, tё shpallur tё Lumё mё 5 nёntor 2016 nё Kishёn Katedrale tё Shёn Shtjefnin, nё Shkodёr.

Dom Simon Jubani, mё 4 nёntor 1990 kremtoi Meshën e parë në varrezat e Shkodrës duke sfiduar terrorin e diktaturës komuniste e duke bërë të shpërthente fuqia e lirisë mbi diktaturën, fuqia e së mirës mbi të keqen, e dashurisë e vëllazërimit mbi urrejtjen e përçarjen. Mesha e kremtuar nga dom Simoni hodhi themelet e lirisë e të demokracisë në Shqipëri pas dimrit të egër e të gjatë të imponuar nga komunizmi.

Prifti shkodran dom Simon Jubani njihet si një nga njerëzit e meshtarët shqiptarë që ka vuajtur tërë jetën në burgje komuniste dhe që u ka qëndruar besnikërisht e heroikisht torturave të tmerrshme të ushtruara nga regjimi komunist ndaj të gjithë atyre njerëzve e qytetarëve që nuk mohonin vlerat shpirtërore, kulturore e kombëtare as para dënimeve, persekutimeve e vrasjeve. Kështu mund të pohojmë se kremtimi i Meshës së parë më 4 nëntor 1990 në varrezat e Rrmajit, qe shprehje e asaj fuqie shpirtëror hyjnore e njerëzore që diktatura komuniste nuk arriti kurrë ta çrrënjoste nga zemra e nga shpirti i shqiptarëve besimtarë. Dom Simon Jubani u bë kështu nismëtari i rihapjes së Kishave e Xhamive në Shqipëri kur komunizmi ende nuk ishte rrëzuar. Kleri dhe Kisha Katolike u bënë edhe një herë shkëndija që rifitoi lirinë e rivendosi demokracinë në Shqipëri.

Dëshmia e dom Simon Jubanit për Meshën e 4 nëntorit 1990

Po ndalemi, tani, te pёrvjetori i kremtimit të Meshës së parë nga dom Simon Jubani, në varrezat e Shkodrës, në kohën e regjimit komunist, më 4 nëntor 1990, ngjarje që shënoi rënien e diktaturës e rilindjes e lirisë e të demokracisë. Po e kujtojmë këtë ngjarje kishtare, shpirtërore e kombëtare me fjalët e protagonistit, dom Simon Jubanit, nga arkivi i redaksisë shqipe të Radio Vatikanit. Ta dëgjojmë dom Simon Jubanin....

Dëshmia e dom Simon Jubanit për Meshën e 4 nëntorit 1990

Ja një dëshmi mbi fjalën apo më mirë të themi homelinë që dom Simon Jubani kumtoi atë ditë të paharrueshme që solli agimin e lirisë

“Vllazën dhe Motra!
Le t’i kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë Këta të vdekun që kemi ndër këto vorreza dhe të gjithë Ata Vllazën e Motra tona, që kanë ra për një Shqipni Europjane gjatë këtyne 46 vjetve të shkueme.
Në vitin 1443, kur Heroi i ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, u arratis prej Stambollit dhe u kthye në Atdhe, e përshëndeti Popullin Shqiptar me këto fjalë:
“Lirinë nuk ua solla unë por e gjeta midis jush!”
Unë, i padenjë për këte mision po, Ju, tham: Se, fenë nuk ua pruna unë, por e gjeta të ndezun ndër zemrat Tueja!...
...Shkodra qytet me një histori ma të lashtë se dymijvjeçare, Shkodra dikur kryeqyteti i Ilirisë, Shkodra e Gentit e Teutës e Agronit, Shkodra që deri para 50 vjetësh i ka dhanë gjithë Shqipnisë tonin moral, kulturor, politik, fetar e ekonomik, kjo Shkoder asht gati edhe sot me bashkpunue me Tiranën e me të gjitha qytetet e Shqipnisë, sepse trashigimtarët e Gjergj Balshës së madh dhe të Marin Barletit, mbasardhësit e Bushatlive, të Fishtës, të Oso Kukës, të Don Ndoc Nikës, të Don Ndre Mjedjës, të Gurakuqit, trashigimtarët e Frashërlive, të Konicës, të Fan Nolit gjinden këtu në këto troje Shqiptare, të gatshëm me e ripërtri edhe njëherë traditën e autoritetin që ka gëzue Shqipnia mbrendë e jashtë Atdheut! Amen.”

04 nëntor 2022, 10:18