Laura Çuku Hodaj, kompozitorja e lutjeve: “feja më ka ndihmuar shumë”
R.SH. - Vatikan
Disa kohë më parë, një murgeshë italiane me banim në Bari, që ka shërbyer për disa vite në Shqipëri, motër Mikela, na dërgoi dy video, ku disa motra françeskane këndonin “Falemi Mari” dhe “Falemi Mbretëreshë”. Të dyja videot e postuara në Facebook u ndoqën me dëshirë nga frekuentuesit e faqes sonë “vaticannews.al”, që vlerësuan zërat engjëllorë të motrave, por edhe muzikën e kompozuar nga Laureta Çuku Hodaj.
Po motër Mikela u interesua të na lidhë ne të programit shqip të Radio Vatikanit me kompozitoren, e cila, nga Vlora, qyteti i saj i lindjes, ka emigruar në Firence të Italisë. Laura – siç e quajnë shkurt – është tani mësuese violine dhe drejtuese e një orkestre me të rinj italianë të talentuar. E kontaktuam dhe i kërkuam të na flasë pak për veten, për kohën e kompozimit të lutjeve, për historinë e tyre e për frymëzimin. “Feja – na tha ajo – më ka ndihmuar shumë në jetë e kompozimet janë frymëzim i Shpirtit Shenjt”. Ju propozojmë sot ta ndjekim rrëfimin e saj për dëgjuesit e Radio Vatikanit, të pasuar me një muzikë të kompozuar nga Laura...
Duke e falënderuar Laura Çuku Hodajn për këtë tregim kuptimplotë të përvojës së saj jetësore e muzikore, ju ftojmë të dëgjojmë një pjesë të kompozuar dhe të ekzekutuar prej saj me violinë. Është menduar për lutjen e Engjëllit të Tënzot…