Kërko

A military strike in central Kyiv A military strike in central Kyiv

Ukrainё, Nunci: të mësuar me luftën, nuk dorëzohemi së kërkuari paqen

Imzot Kulbokas në ditën kur Kievi dhe qytetet e tjera kanë pësuar bombardime të reja: "Psikologjikisht ka më pak efekt, por është e dhimbshme të mendosh se me çdo bombë njerëzit vdesin dhe bëhen dëme të tjera. Në tetor ia besojmë veten Zojës sё Bekuar, e vetmja 'armё që na ka mbetur është lutja'

R.SH. - Vatikan

“Pas shtatë muajsh e gjysmë lufte intensive, ne jemi mësuar psikologjikisht me të, në njëfarë kuptimi, kështu që ka më pak efekt në nivelin psikologjik, po gjithsesi të dhemb shumё, dhemb tmerrësisht sepse me çdo raketë, me çdo bombë vdesin njerëzit, si dhe shkaktohen dëme të tjera.

Kjo situatë kaq e rёndё pёr ne është edhe një përvojë shpirtërore, jemi në muajin tetor dhe prandaj e vetmja armë që na ka mbetur është ajo e Zotit dhe e Zojës  sё Bekuar: në muajin tetor ia besojmë veten Virgjërës Mari që ndërmjetëson për ne, që tё na bie paqen ne dhe mbarё botës”. Fjalë plot dhimbjeje por edhe besimi e shprese ato që Nunci Apostolik nё Ukrainë, Imzot Visvaldas Kulbokas, shpreh pёr Vatican News ditën e një sulmi të ri në Kiev.

10 tetor 2022, 21:19