Papa: të shpëtojmë planetin e ndihmojmë njerëzit që vuajnë
Papa: “ndërsa përpiqemi të shpëtojmë planetin, nuk mund të neglizhojmë njerëzit që vuajnë. Kisha, besnike ndaj Ungjillit, të jetojë sinodalitetin e të jetë vend solidariteti e vëllazërimi"
R.SH. - Vatikan
“Ndërsa përpiqemi të shpëtojmë planetin, nuk mund të neglizhojmë njerëzit që vuajnë. Ndotja që vret nuk është vetëm ajo e dioksidit të karbonit, por edhe pabarazia ndot vdekjeprurës planetin tonë. #KohaeKrijimit”, kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 3 tetor 2022, nё faqen Pontifex.
Gjithnjë sot mё 3 tetor, nё njё tweet tё 2-tё, Papa Bergoglio përmend ndjetin e lutjes pёr muajin tetot dhe sinodalitetin e Kishёs
“Video+ #TёLutuemiSëbashku që Kisha, besnike ndaj Ungjillit dhe e guximshme në shpalljen e tij, të jetojë gjithnjë e më shumë sinodalitetin dhe të jetë vend solidariteti, vëllazërimi dhe mikpritjeje. #NdjetiiLutjes”.
03 tetor 2022, 11:36