Kërko

Një monument kushtuar Gjergj Kastriotit në Trento të Italisë

Kreu i ipeshkvijve të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit, në konferencën dhe në ceremoninë e vendosjes së një monumenti kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në Trento të Italisë, më 22 tetor

R.SH. - Vatikan

Një kuvend dhe një monument për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në Trento të Italisë. Të shtunën që kaloi paradite, në qytetin verior italian, u mbajt një konferencë për atë, që organizatorët e quajnë “Simbol heroik i kohezionit evropian”. Nisma, e promovuar nga shoqata “Teuta”, vazhdoi pasdite në Parkun “Maksimiliani I i Habsburgëve” (Massimiliano I d’Asburgo), me ceremoninë e përurimit të monumentit, me pjesёmarrje te autoriteteve vendore tё Trentos dhe tё Kishё katolike tё Shqipёrisё e njё numri tё madh shqiptarёsh qё jetojnё nё Treno e vise tjera tё Italisё.

Nga Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë, ishte i pranishëm pikërisht kryetari i saj, imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit dhe imzot Gjergj Meta, ipeshkёv i Rreshenit. Në fjalën e tij Imzot Massafra mes tjerash kujtoi se "angazhimi i Shoqatës TEUTA për ndërtimin e këtij memoriali nё përkujtim të heroit kombëtar shqiptar nuk është thjesht një element krenarie, por më tepër një njohje e atyre vlerave të mishëruara nga Skënderbeu, që shqiptarët që banojnë në Itali vazhdojnë t’i bëjnë të veta, thellësisht të bindur se janё pjesë e një Evrope moderne, tё hapur e mikpritëse, tё gatshme për integrimin e kulturave kuptuar si një pasuri që duhet vlerësuar për rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë".

Nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit Vatican News mbi konferencёn dhe ceremoninё e përurimit të monumentit kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në Trento të Italisë, mё 22 tetor 2022, flet Imzot Angelo Massafra:

mbi konferencaёn dhe ceremoninё e përurimit të monumentit kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në Trento të Italisë, mё 22 tetor 2022, flet Imzot Angelo Massafra
24 tetor 2022, 12:46