Kërko

António Guterres, nono Segretario Generale delle Nazioni Unite António Guterres, nono Segretario Generale delle Nazioni Unite

Nobel për Paqe: Guterres (OKB), "shoqëria civile oksigjen për demokracinë"

Guterres: “Grupet e shoqërisë civile janë oksigjeni i demokracisë dhe katalizatorë për paqen, përparimin social dhe rritjen ekonomike. Me veprimet e tyre ata ndihmojnë në mbajtjen e qeverive të përgjegjshme dhe sjellin zërat e të pambrojturve në dhomat e pushtetit”

R.SH. - Vatikan

“Përgëzoj Ales Bialiatski dhe organizatat ‘Memorial’ dhe ‘Qendrën për Liritë Civile’ për fitimin e Çmimit Nobel për Paqen 2022. Siç tregohet nga Komiteti Nobel, çmimi i këtij viti vё nё pah fuqinë e shoqërisë civile në promovimin e paqes”, kёshtu pohoi Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tё nesёrmen e dhënies sё Çmimit Nobel për Paqen 2022.

 “Grupet e shoqërisë civile janë oksigjeni i demokracisë dhe katalizatorë për paqen, përparimin social dhe rritjen ekonomike. Me veprimet e tyre ata ndihmojnë në mbajtjen e qeverive të përgjegjshme dhe sjellin zërat e të pambrojturve në dhomat e pushtetit”, vuri në dukje Guterres.

“Megjithatë, nё shoqёritё e sotme hapësirat qytetare po zvogëlohet kudo në botë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mbrojtëset e të drejtave të grave, aktivistët e mjedisit, gazetarët dhe të tjerët përballen me arrestime arbitrare, dënime të ashpra me burgim, fushata shpifjesh, gjoba të rёnda tё tepruara dhe sulme të dhunshme”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili përfundoi: “Duke uruar fituesit e këtij viti, le të angazhohemi edhe ne për t’i mbështetur mbrojtësit e guximshëm të vlerave universale të paqes, shpresës dhe dinjitetit për të gjithë”.

08 tetor 2022, 11:29