Kërko

Radha per Elizabetën II Radha per Elizabetën II 

Shumë britanikë, në rresht për lamtumirën e fundit, ndërsa arrijnë liderët botërorë

Disa orë para funeralit, një valë e pashterrshme njerëzish vijon t’i shpreh dashurinë dhe respektin Mbretëreshës Elizabeth II, pavarësisht nga orët e gjata të pritjes. Ndërkohë, çdo gjë është gati në Westminster Abbey për funeralin nesër, në orën 11.00. Do të marrin pjesë rreth 500 krerë shtetesh, qeverish dhe personalitete, tashmë në Londër

R. SH. - Vatikan

Gjithçka përfundon, aty ku nisi. Nesër në mëngjes, trupi i Elizabeth II do të jetë për funeralin në Westminster Abbey ku, më 2 qershor 1953, princesha krejt e re, qe kurorëzuar mbretëreshë. Arkivoli do të lëvizë me procesion nga Parlamenti, mbi një karrocë topash, të tërhequr me kuaj e të shoqëruar me të gjitha nderimet.

Sytë e mbarë botës, në funeralin e Elizabeth

Për pesë ditë, madje edhe gjatë natës, dhjetëra mijëra vetë pritën me orë  në radhë durimtare masive, për t’i bërë homazhe sovranes së tyre. Salloni i funeralit, në Sallën e Madhe të Westminsterit, do të mbyllet sonte dhe menjëherë pas dyert e abacisë do të hapen, që të zënë vendet e tyre dy mijë të ftuarit në salikime: familja mbretërore, gjykata, kryeministrat ende gjallë dhe politikanët më të shquar të kombit, pastaj krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota, krerët e kurorëzuar të gjysmës së Evropës dhe imzot Gallagher që përfaqëson Papën Françesku; ndërsa pritet një turmë  e pafund jashtë abacisë dhe miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar e në mbarë botën do ta shikojnë funeralin shtetëror drejtpërdrejt në TV: një liturgji funebre, që besohet të jetë ngjarje e rëndësishme.

Riti i varrimit

Funeralin do ta krysojë Dekani i Westminsterit; për leximet janë caktuar  Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Commonwealth; dinjitarët e lartë të Kishës Anglikane, të Skocisë dhe të Kishave të Lira do të luten së bashku. Predikimi do të mbahet nga Kryeipeshkvi i Canterbury-t. Në fund të ritit, në Abacinë e lashtë do të bjerë heshtja, dy minuta heshtje në Abbey dhe në të gjithë mbretërinë. Mbretëresha Elizabeth - Mbretëresha Lilibet - do të varroset në kapelën e Shën Gjergjit, në Kështjellën Windsor.

18 shtator 2022, 15:06