Kërko

Kazakistan, Astana,  fiori Kazakistan, Astana, fiori

Kazakistani dhe ekuilibrat gjeopolitikё në një udhëkryq etnish e fesh

Papa viziton Kazakistanin, vend ku tranzicioni demokratik vazhdon procesin e sistemimit dhe ku marrëdhëniet me shtetet fqinje kryqëzohen me frikën e fundamentalizmit, ndërsa shikon skenarët e rinj që hapen nga pushtimi rus i Ukrainës. Chiara Zappa (Mondo e Missione): prania e udhëheqësve fetarë në Kongresin e Nur-Sulltanit është një mundësi e mirë e profilit të lartë për të shmangur çdo përdorim instrumental të feve

R.SH. - Vatikan

I vendosur ndёrmjet Rusisë, me të cilën kufizohet për të gjithë pjesën veriore, Kinën në lindje, ish-republikat sovjetike në pjesën jugore (Kirgistani, Uzbekistani, Turkmenistani) dhe liqenit të madh të Detit Kaspik në perëndim, Kazakistani është i madh po aq sa e gjithë Evropa Perëndimore. Emri i saj do të thotë "Toka e Kozakëve" dhe tregon nomadët, që banonin në stepat e Azisë Qendrore.

Ekuilibri gjeopolitik

Kazakistani ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe më pas e BRSS deri në vitin 1991. Vitet 1990 panë njё përqendrim progresiv të pushtetit në duart e presidentit Nursultan Nazarbayev, një zyrtar i regjimit të mëparshëm sovjetik, i cili qëndroi në krye të vendit deri në vitin 2019, kur ia dha pushtetin Kassym-Jomart K. Tokayev. Nëse, në planin e brendshëm, Nazarbayev pati zhvilluar një politikë autoritare, në nivelin ndërkombëtar ai pati ndjekur një politikë shumëdrejtimëshe që synonte krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira si me vendet fqinje, veçanërisht me fuqitë ruse dhe kineze, ashtu edhe me Iranin, Turqinë, por edhe me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Bashkëpunimi është konsoliduar gjithnjё e mё tepёr me gjigantin e afërt kinez, aq sa në ditët e Kongresit të liderëve të feve botërore dhe tradicionale (14-15 shtator), presidenti Ji-Xinping ndodhet për një vizitë shtetërore në kryeqytet. Skenarët që janë shfaqur muajt e fundit në dritën e luftës në Ukrainë ndikojnë në strukturën e brendshme tё vendit: Tokayev duket se synon një kurs të ri në marrëdhëniet me aleatin e fuqishëm rus, siç tregohet nga qëndrimi i tij në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburg në qershor 2022 në të cilin ai deklaroi se vendi i tij nuk njeh rajonet separatiste pro-ruse të pushtuara nga trupat e Moskës.

"Zgjimi i kazakëve"

Në Kazakistan, i cili historikisht ёshtё i përzier me rreth 150 grupe etnike, në frontin socio-politik, "çështja e madhe është ajo e pakicës ruse", thotë gazetarja Chiara Zappa, e revistës ‘Mondo e Missione’: Chiara Zappa analizon ekuilibrin e veçantë që ka karakterizuar përbërjen demografike të Kazakistanit që nga koha e autonomisë së tij: grupi më i madh ishte ai kazak - specifikon ajo - por nuk ishte një shumicë absolute duke qenë se ishte rreth 42% e popullsisë. Rusët ishin rreth 37%. "Grupi etnik kazak në fakt e konsideronte veten një lloj pakice në shtëpinë e vet për shkak të hapësirës mbizotëruese që kishin rusët në shoqëri dhe në administratë", pohon Zappa. Për t’i ndryshuar këto ekuilibra u deshën vite: Nazarbayev punoi për t’i thirrur 'oralmandarët', kazakët që jetonin jashtë shtetit të ri, dhe më pas njëkohësisht pati emigrimin e një pjese të madhe të popullsisë ruse drejt kombit kazak. Sot dy të tretat e 19 milionë banorëve janë të përkatësisë etnike kazake. Është i ashtuquajturi "zgjimi kazak", megjithëse në të njëjtën kohë, në kuadrin e politikave integruese të grupeve të ndryshme të pranishme në Kazakistan, të drejtat e rusëve, si njohja e gjuhës, janё ruajtur e nuk janë lënë pas dore.

Frika për fundamentalizmat islamikë

Nёse shikojmë frontin fetar, në Kazakistan "bashkëjetesa ndёrmjet popujve dhe feve është theksuar gjithmonë - thotë Chiara Zappa - aq shumë sa liria e kultit është një nga sukseset e mëdha tё politikës kazake". Kjo vëmendje ndaj dialogut - vazhdon ajo - shkon paralelisht me kontrollin e rritjes së mundshme të grupeve të dhunshme radikale islamike. Nëse është e vërtetë, në fakt, se në qytetet e mëdha ka një vёmendje më formale ndaj fesë, jo aq shumë të rrënjosur në jetën e përditshme, zonat rurale janë shumë më tradicionale dhe mbi të gjitha, veprimet që synojnë zbutjen e çdo rreziku janë të orientuara pikёrisht drejt këtyre zonave. "Rritja e fundamentalizmave me prejardhje nga Afganistani, siç ka ndodhur edhe në Pakistan, është një burim shqetësimi", thotë Zappa.

Ndërtesa e vëllazërimit

Theksi, vazhdon Chiara Zappa, vihet në faktin se "dialogu dhe vëllazëria lindin nga poshtë dhe nga jeta konkrete e njerëzve. Ky është çelësi i krijimit të lidhjeve në një strukturë kohezive shoqërore". Kur veprimet nga poshtё, nga realiteti i përditshëm kryqëzohen nё harmoni me ato të drejtuesve tё vendit, atëherë pritet që edhe frytet të jenë më të mira. Në këtë kontekst zhvillohet Kongresi i liderëve të feve botërore dhe tradicionale, i cili mbledh në Nur-Sulltan mbi njëqind delegacione nga 50 vende tё ndryshme, në të cilin merr pjesë edhe Papa. "Kam gjithmonë besim kur ka iniciativa takimesh. Është e vërtetë që ndonjëherë liderët nuk arrijnë të përfshijnë bazën në përpjekjet e tyre, por mbetet vlera e fortë simbolike. Të shohësh se liderët e fetë çojnë përpara një sërë kërkesash të përbashkëta më duket mënyra e vetme për të ndërgjegjësuar të gjithë botën".

13 shtator 2022, 13:04