Kërko

San Girolamo -o Gerolamo- sacerdote e dottore della Chiesa San Girolamo -o Gerolamo- sacerdote e dottore della Chiesa 

30 shtator Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve

Data e 30 shtatorit shёnon Ditёn Botërore tё Përkthimit. Ne mbarë botën ky përvjetor, qё tridhjetë vjet, nderon punën profesionale të përkthyesve, autorve të padukshëm, përgjegjës për shkëmbimin kulturor ndёrmjet popujve. Dita Ndёrkombёtare e Pёrkthyesve bie nё festёn e Shёn Jeronimit, me prejardhje ilire, njё nga katёr dijetarёt e mёdhenje tё Kishёs, qё nё shekullin e 4-tё perktheu “Vulgate-n”, duke i dhёnё Perёndimit tё parin tekst tё Shkrimit tё Shenjtё - Biblёs nё latinisht

R.SH. - Vatikan

Sot me 30 shtator, nё festёn liturgjike tё Shёn Jeronimit,  bie Dita Ndёrkombёtare e Pёrkthyesve, pikёrisht nё nder tё kёtij Shenjti tё madhe me prejardhje ilire, njё nga katёr dijetarёt e mёdhenje tё Kishёs, qё nё shekullin e 4-tё perktheu “Vulgate-n”, duke i dhёnё Perёndimit tё parin tekst tё Shkrimit tё Shenjtё - Biblёs nё latinisht.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit festohet prej tridhjetë vjetësh për të nënvizuar rëndësinë që ka pasur roli i përkthyesve dhe interpretuesve gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Pra, është një ngjarje që zhvillohet çdo 30 shtator me rastin e festёs sё Shën Jeronimit, përkthyesit të parë par excellence në histori. I konsideruar si shenjt pajtor qiellor a mbrojtës i përkthyesve që nga viti 1953, prej tij kemi përkthimin e parë të Biblës në latinisht.

Kjo traditë e pёrkujtimit tё pёrkthyesve nuk ka një histori të gjatë, në fakt Dita e pёrkthyesve kremtohet rregullisht që nga 30 nëntori 1991 falë iniciativës së Fédération Internationale des Translucteurs (FIT), por ajo u themelua nga e njëjta federatё në vitin 1953 (duke marrë njohje zyrtare vetëm vite më vonë). Vlera e paçmuar e punës së përkthyesve dhe interpretuesve në shërbim të shoqërisë meritonte një Ditë Ndërkombëtare të Përkthimit për t’i dhёnё rëndësinë e duhur kёtij profesioni

Kështu, data e 30 shtatorit shёnon Ditёn Botërore tё Përkthimit. Kështu, mbarë botën ky përvjetor, qё mbahet tashmë më shumë se tridhjetë vjet, vlerёson e nderon punën profesionale të përkthyesve, autorve të padukshëm, përgjegjës për shkëmbimin shoqёroro-kulturor ndёrmjet popujve.

Nuk e teprojmë fare, nëse pohojmë se shumica e veprave madhore të gjenisë njerëzore u trashëgua brez pas brezi në të gjitha gjuhët e botës, falë punës së skribëve, pararendës të përkthyesve modernë, të cilët shkrinë jetën mbi karta, për të ndihmuar komunikimin ndërmjet mbretërve e perandorëve. Punë, që e vijuan përkthyesit, për komunikimin ndërmjet popullit me popull e njeriut me njeriun.

Po të mos ishin murgjërit benediktinë, të gjitha tekstet klasike  do të kishin humbur. E asnjë nuk do të kishte arritur në duart tona, sot, pa amanuensët - ata që e shkrinë jetën duke kopjuar me dorë veprat e lashtësisë e duke përkthyer nga greqishtja në latinisht, tekstet e lashta, që përbëjnë bazën e kulturës perëndimore. Pa ta, dorëshkrimet e lashtësisë do të ishin shndërruar në pluhur. Roli i përkthyesit fitoi, kështu, një rëndësi të dorës së parë për transmetimin e dijes ndërmjet njerëzve në botën e madhe, me qindra e qindra gjuhë të ndryshme, të gjalla e të vdekura. Sepse edhe gjuhët, ashtu si përkthyesit, lindin e vdesin!

Dy, çastet historikeqë e ndryshuan përgjithnjë rolin e përkthyesit, ishin zbulimi i Amerikës, prej nga lindi nevoja për të komunikuar me gjuhë krejtësisht të reja, të ndryshme nga ato evropiane e lindore, dhe reforma protestante e Martin Luterit, që ndikoi për kalimin nga përdorimi i gjuhës latine, në atë vulgare, domethënë, popullore. Edhe këtë herë me përkthimin e Biblës.

Por në konstelacionin e përkthyesve të të gjitha kohërave, ylli më i ndritshëm quhet Jeronim! Njeriu-shenjt, që nuk ndihmoi vetëm për komunikimin e njeriut me njeriun, por kryesisht, të njeriut me Zotin. Ndoshta prandaj, si shoshiti emrat e përkthyesve të mëdhenj, të mirënjohur nga mbarë bota, Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve (International Federation of Translators) në vitin 1953, pikërisht në kohën kur u krijua, e shpalli Shën Jeronimin “Pajtor të përkthyesve”. E, më 1991, 30 shtatori u shpall Ditë Ndërkombëtare e Përkthyesve. E gjithë kjo, për të kujtuar Vulgatën, me ndikim  të jashtëzakonshëm mbi  qytetërimin perëndimor.  
 
30 shtatori na kujton ditëlindjen për qiell të një Shenjti shumë të njohur, me gjak ilir, të dalmatasit Sofron Euzeb Jeronimi (latinisht Sofronius Eusebius Hieronymus), i njohur thjesht si Shën Jeronimi (Stridon, 347- Betlehem, 30 shtator 419-420). Biblist, përkthyes, teolog e murg i krishterë, At e Doktor i Kishës, përktheu Shkrimin Shenjt në gjuhën latine.  

Ilirasi që e përktheu gjuhën e Zotit, në gjuhën e njeriut: Shën Jeronimi

Data e 30 shtatorit na kujton ditëlindjen për qiell të një Shenjti shumë të njohur, me gjak ilir, të dalmatasit Sofron Euzeb Jeronimi (latinisht Sofronius Eusebius Hieronymus), i njohur thjesht si Shën Jeronimi (Stridon, 347- Betlehem, 30 shtator 419-420). Biblist, përkthyes, teolog e murg i krishterë. At e Doktor i Kishës, përktheu në latinisht një pjesë të mirë të  Besëlidhjes së Vjetër greke. Prej tij arritën deri në ditë tona të plotë ose fragmentarë, Libri i Jobit, Psalmet, Proverbat, Ekleziasti (Kishtari) dhe Kënga e Këngëve, nga varianti i të Shtatëdhejtëve e, më pas, i tërë Shkrimi Shenjt hebraik.

I lindur në Stridone të Ilirisë (sot Kroaci), me atë gjak ilir, që rrjedh edhe sot e kësaj dite në rremat e bijve të trojeve ilire, aq sa të na nxisë ta quajmë Jeronimin e Madh “tonin”,  studioi në Romë, më pas në viset ku njihej mirë anakorezi i mësuar nga Shën Atanasi e më pas në Akuile, ku u bashkua për ca kohë me asketët. Por, i zhgënjyer nga armiqësitë, që kishin lindur në gjirin e tyre, u largua drejt Lindjes, për t’u tërhequr në shkretëtirën e Calcides, ku ndenji pothuajse një vit (375-376), për t’u rikthyer në Antioki, ku u shugurua meshtar nga Paolini, ipeshkëv i vendit, gjithnjë në kërkim të një jete thellësisht vetmitare. Po as shkretëtira që zgjodhi,  nuk e kënaqi etjen e tij për t’iu kushtuar plotësisht jetës vetmitare. Asokohe shkretëtirat ishin plot me vetmitarë të tjerë, që vizitonin vazhdimisht shpellat e njëri-tjetrit. Kaloi, prandaj, në Kostandinopojë. Po qetësinë që i duhej aq shumë nuk e gjeti dot as në shpella, as në qytetet e mëdha, ku gjithsesi mundi të përsosë njohjen e greqishtes, me ndihmën e Gregor Naciancenit. I zhgënjyer përsëri, në vitin 382 Shën Jeronimi  u kthye në Romë si sekretar i Papës Damasi. E këtu nis historia e Vulgatës!

Vulgata e Shën Jeronimit

Çdo i krishterë duhet ta ketë dëgjuar emrin e Shën Jeronimit e edhe  fjalën “Vulgata”, por ndoshta jo të gjithë e dinë ç’është.
Vulgata a Volgata quhet përkthimi i Biblës në gjuhën latine nga varianti i lashtë grek dhe hebraik, realizuar nga fundi i shekullit IV nga Shën Jeronimi. Emri i mbeti nga diçitura latine vulgata editio, domethënë “botim për popullin”,  që na kujton edhe se përhapja e jashtëzakonshme që pati, i dedikohet kryesisht stilit të përkthimit, që nuk ishte i rafinuar e retorik, si i përkthimeve të tjera, por i thjeshtë e i kuptueshëm për njerëzit e thjeshtë të popullit (volgo).

30 shtator 2022, 17:15