Kërko

FILE PHOTO: Zaporizhzhia Nuclear Power Plant near Enerhodar FILE PHOTO: Zaporizhzhia Nuclear Power Plant near Enerhodar

Ukrainë: misioni ANEA në udhëtim drejt centralit tё Zaporizhzhia

Trembëdhjetë delegatët e ANEA-s do të mbërrijnë këtë javë, ndërsa Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet. Goditet edhe një termocentral pranë centralit bërthamor. Apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Guterres: po i dorëzojmë historisë armët bërthamore

R.SH. - Vatikan

Në Ukrainë, vazhdon shqetësimi për fatin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i kontrolluar nga rusët dhe prej ditësh nё qendёr tё bombardimeve në zonat fqinje, me rreziqe potenciale shumë serioze. Tensioni është i lartë. Në orët e fundit, njoftojnë burimet ukrainase, forcat ruse kanë kryer mbi 200 sulme ajrore në qytetin e Orhiv, në rajonin ku ndodhet termocentralit bërthamor, duke shkaktuar shumë të lënduar. Pesë viktima, sipas burimeve ruse, janë shkaktuar nga sulmet ukrainase në Energodar.

U godit aty pranë edhe centrali elektrik

Në luginën e rajonit, rusët kanё sulmuar edhe centralin elektrik të Kakhovës, diga e të cilit furnizon me energji centralin bërthamor. Episode që nuk e zbusin frikën e një aksidenti bërthamor, me raketat që gjatë fundjavës mbërritën deri nё vetëm njëqind metra larg ndërtesave të reaktorit. “Të gjitha standardet e sigurisë vazhdojnë tё funksionojnë dhe radioaktiviteti është në nivelin normal”, thotë Kievi, qё akuzon Rusinë për shndërrimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në një bazë ushtarake, ndërsa për Moskën përgjegjëse për sulmet janë forcat ukrainase .

Guterres: po i dorëzojmë historisë armët bërthamore

Drejtori i Agjencisë Ndёrkombёtare pёr Energjinë Bërthamore (shk. ANEA), argjentinasi Grossi, konfirmon se 13 delegatë do të dërgohen deri në fund të javës - asnjë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar - për të inspektuar centralin bërthamor në Zaporizhzhia. "Jam krenar që drejtoj këtë mision, shkroi Grossi, ne duhet të mbrojmë sigurinë e termocentralit më të madh bërthamor në Ukrainë dhe Evropë". "Le t'i dorëzojmë historisë armët bërthamore, një herë e përgjithmonë", është apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili shton në twitter: "Bota jonë prej shumё kohësh po mbahet peng nga armët bërthamore. Këto pajisje vdekjeje nuk garantojnë fitore apo siguri. Ato janë projektuar me të vetmin synim, shkatërrimin”.

Sulmet e tjera ruse

Ndërkohë, avionët rusë hynë mbrëmë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe gjuajtën të paktën pesë raketa kundër territorit ukrainas, ndërsa të paktën 30 ndërtesa, duke përfshirë edhe një spital, u shkatërruan nga bombardimet e djeshme ruse në lagjen Sarny. Pesë raketa tjera kanё goditur edhe qytetin Kherson.

29 gusht 2022, 11:20