Kërko

UKRAINE-CRISIS/IAEA UKRAINE-CRISIS/IAEA

Rusia dhe Ukraina shqyrtojnë hipotezën e një misioni të IAEA në Zaporizhzhia

Në këto faza të luftës në vendin e Evropës Lindore, një nga çështjet thelbësore mbetet siguria e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia aktualisht nën kontrollin e ushtrisë ruse

R.SH. - Vatikan

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (Aiea) po diskuton "detajet teknike" të një inspektimi të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia me Rusinë dhe Ukrainën. Sipas OKB-së, autoritetet ukrainase janë në gjendje të menaxhojnë logjistikën e një misioni të mundshëm të agjencisё ndёrkombёtare tё energjisё bёrthamore (IAEA). Një diplomat rus ka vendosur kushte duke thënë se një mision i tillë nuk duhet të kalojë nëpër kryeqytetin ukrainas pasi është shumë i rrezikshëm. Në një video-mesazh, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se çdo aksident radioaktiv në Zaporizhzhia "mund të jetë një goditje e rëndë për shumë vende". “Gjithçka – pohoi Zelensky – varet vetëm nga drejtimi dhe forca e erës”.

Putin: përpjekjet për të fshirë kulturën ruse kanë dështuar

Presidenti rus Vladimir Putin nёnvizoi se të gjitha përpjekjet për të fshirë kulturën ruse janë të kota. Forcat ruse, shtoi ai, do të pushtojnë Donbassin "hap pas hapi". Në këtë rajon, në zonën e Donetskut, tashmë janë evakuuar tre të katërtat e banorëve. Në terren, kryetari i bashkisë së Kharkivit njoftoi se forcat ruse kanё filluar të bombardojnë qytetin qё në agim. Franca dëshiron të ndihmojë në minimin e rajonit Chernihiv duke ofruar pajisje dhe specialistë. BBC njofton gjithashtu se në Ukrainën lindore artileria e Kievit ka goditur një seli të grupit paraushtarak rus Wagner. Së fundi, Parlamenti ukrainas miratoi projektligjet për zgjatjen e ligjit ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend për 90 ditë.

16 gusht 2022, 11:06