Kërko

San Sisto III, Basilica di san Paolo fuori le mura San Sisto III, Basilica di san Paolo fuori le mura

Më 7 gusht kalendari kujton Shën Sikstin II papë e shokët e tij, martirë

Shenjtorët Siksti II, papё e shokët, martirët. Papa Siksti II, ndërsa po kremtonte misteret e shenjta duke u mësuar vëllezërve të tij urdhërimet e Zotit, me urdhër të perandorit Valerian, u arrestua menjëherë nga ushtarët që mbërritën dhe ia prenë kokёn më 6 gusht tё vitit 258; me të pësuan martirizimin edhe katër diakonë, që u varrosen së bashku me Papën në Romë në varrezat e Kalistit në Via Appia nё Romё. Në të njëjtën ditë vdiqën edhe shën Agàpito e Felicissimo, diakonët e tij

R.SH. - Vatikan

Sipas Librit të Papëve, Shën Siksti u zgjodh në Selinë e Shën Pjetrit në vitin 257, pas vdekjes së Papës Shtjefni II. Shën Çipriani, që e quan ‘meshtar i mirë e paqësor’, tregon, në një letër drejtuar ipeshkvit afrikan Suksesit, persekutimin e vitit 258 pas Ediktit të dytë të Valerianit. Sipas këtij Edikti, ipeshkvijtë, meshtarët e diakonët dënoheshin me prerjen e kokës, ndërsa Kisha shpronësohej nga çdo pasuri, duke përfshirë edhe varrezat. 

Sipas Papës Damasi, Shën Sikstin e kapën pikërisht në varreza, ku po kumtonte Fjalën e Zotit. Ka mundësi që ngjarja të ketë ndodhur në katakombet e Shën Kalistit, që shërbenin edhe si Kishë e nëndheshme, në atë kohë të rëndë persekutimi. Papa Siksti ishte i shoqëruar nga shtatë diakonë, kur e arrestuan. Nuk i burgosën, por ua prenë menjëherë kokat, duke shtuar në radhët e shenjtorëve të Kishës katolike, shtatë emra të rinj: Siksti, Feliçisimi, Agapito, Gjenaro, Manjo, Vinçenci e Shtjefni. I teti, Lorenci protodiakon, u mbyt tri ditë më pas në rrugën romake Tiburtina.Siksti II pushon në paqe në varrezën e Shën Kalistit pranë kriptës së Shën Çeçilies.

07 gusht 2022, 19:00