Kërko

UKRAINE-CRISIS/AMNESTY INTERNATIONAL UKRAINE-CRISIS/AMNESTY INTERNATIONAL

Ukraina: Amnesty, “qindra civilë të vrarë edhe me armë ilegale”

Amnesty International, aktive në Ukrainë, ndihmon studiuesit “të kryejnë aktivitete në terren, në mbrojtje të shkeljeve të të drejtave të njeriut” dhe kryen fushata e projekte në mbrojtje të njerëzve, të cilëve u mohohen të drejtat dhe dinjiteti.

R.SH. - Vatikan

Bombardime pa dallim, armë të ndaluara, shkatërrim masiv i strukturave civile dhe zonave të mëdha të banimit nga forcat e armatosura ruse shkaktuan vdekjen e qindra viktimave të pafajshme në Kharkiv, Mariupol, Kiev Oblast dhe Serhiivka, si dhe në krahina të tjera të vendit. Kjo,  skena dramatike e hetuar dhe e denoncuar nga Amnesty International që nga fillimi i sulmit pushtues rus. Misionet në terren të Amnesty-së arritën të mbledhin dëshmi të shumta të drejtpërdrejta nga të mbijetuarit e sulmeve dhe gjetën “prova konkrete të përdorimit të përsëritur të armëve të ndaluara nga konventat ndërkombëtare për efektet e tyre të pakontrollueshme, si bombat thërrmuese 9N210/9N235 dhe minat fragmentuese: u gjetën edhe mbetje të raketave Uragan e u konstatuan edhe sulme të kryera me mina tokësore dhe me armë të tjera shpërthyese, përfshirë raketat Grad”.

Që nga fillimi i konfliktit, Amnesty International është angazhuar në Ukrainë për të nxitur drejtësinë ndërkombëtare. Prej atyre viseve të shndërruara në gërmadha, bën thirrje që ndjekja penale e krimeve të luftës të kryera në vend të jetë sa më gjithëpërfshirëse, duke siguruar që të gjithë autorët të dalin para drejtësisë përmes ndjekjeve penale të pavarura dhe të paanshme dhe të barabarta për të gjitha krimet e parashikuara nga e drejta ndërkombëtare”.

Amnesty e ka ndjekur këtë angazhim në fushën e të drejtave të njeriut që nga viti 1961 dhe nënvizon rëndësinë e trashëgimisë së solidaritetit, për të “lënë si trashëgimi një botë më të drejtë”, konkretisht për të ndihmuar studiuesit që “të kryejnë aktivitete në terren, në mbrojtje të shkeljeve të të drejtave të njeriut” dhe të kryejë fushata dhe projekte në mbrojtje të njerëzve, të cilëve u mohohen të drejtat dhe dinjiteti. Për më shumë informacion mbi "Kush do të luftojë për vendin, kur të jeni larguar?” mund të kërkoni Udhëzuesin e Trashëgimisë  në @amnesty.it ose duke vizituar faqen e internetit.

15 korrik 2022, 13:16