Kërko

UKRAINE-CRISIS/SYRIA-WHEAT UKRAINE-CRISIS/SYRIA-WHEAT

Kriza e grurit: marrëveshja ndërmjet Moskës, Ankarasë dhe Kievit

Rusia do të lejojë, ndoshta, që anijet e ngarkuara me grurë të largohen nga porti i Odess-ës. Parashikohet që ushtria turke t’i pastrojë minat në ujërat bregdetare, për të lejuar kalimin e tyre të sigurt nga Deti i Zi, në Detin Mesdhe

R.SH. - Vatikan

Kthesë e mundshme - ndoshta - e krizës globale ushqimore, shkaktuar nga lufta. Lajmi vjen nga gazeta ruse Izvestia, e cila citon “burime të rangut të lartë” të Kremlinit. Drithërat, që presin nisjen në portet e Ukrainës - veçanërisht në Odessa - së shpejti do të mund të lundrojnë.

Drejt zgjidhjes?

Kthesë e mundshme - ndoshta - e krizës globale ushqimore, shkaktuar nga lufta, por e minimizuar ditët e fundit nga deklaratat e presidentit rus Putin, për të cilin lajmet e përhapura nga perëndimorët, sipas të cilave Moska do të bllokonte portet, janë një “bllof”.

Pastrimi i ujërave bregdetare nga minat

Kievi - sipas agjencisë Bloomberg - është dyshimtar, ndërsa, sërish sipas negociatave, “ushtria turke, që do të ketë përgjegjësinë për çminimin e korridoreve detare,  do të shoqërojë edhe anijet në ujërat asnjanëse”.

Pjesëmarrja e Ukrainës në marrëveshje

Por më shumë se ndërmjet tre - marrëveshja duket se ishte ndërmjet dy vendeve sepse - sipas disa burimeve, Ukraina nuk duhet të ketë marrë pjesë drejtpërdrejt në negociatat ruso-turke. Ankaraja shpreson gjithashtu se miratimi i këtij plani nga OKB-ja do të sigurojë zbatimin e sigurt të tij.

Më 7 qershor bie Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore e OKB-së

Pikërisht nesër më 7 qershor bie Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore e OKB-së, e cila këtë vit ka si slogan “Mos lini askënd prapa”. E shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2019, Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore përfaqëson një rast tё volitshëm për tё reflektuar mbi një temë me rëndësi të madhe. Vlerësohet, në fakt, se në botë sëmundjet që vijnë nga ushqimi prekin rreth 600 milionë njerëz çdo vit dhe mund të përfaqësojnë një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht atë të fëmijëve dhe konsumatorëve që i përkasin grupeve të pafavorizuara sociale

07 qershor 2022, 16:30