Kërko

Russian missile strike on a shopping mall in Kremenchuk Russian missile strike on a shopping mall in Kremenchuk

Ukraina: Imzot Vitalij Kryvytskyi, “Rusia po kryen akte të terrorizmit brutal dhe cinik

Imzot Vitalij Kryvytskyi (ipeshkëv i Kievit), “Rusia po kryen akte të terrorizmit brutal dhe cinik. Ne i kërkojmë botës të gjithë ndihmën e mundshme, veçanërisht për mbrojtjen ajrore”.

R.SH. - Vatikan

 “Rusia jo vetëm që po pushton me forcë territorin e Ukrainës lindore, por gjithashtu po kryen një vepra të terrorizmit brutal dhe cinik në qytetet paqësore të shtetit tonë”. Përdor fjalë shumë të ashpra Imzot Vitalij Kryvytskyi, kryeipeshkvi latin i dioqezës së Kiev-Zhytomyr, për t’i dënuar sulmet ruse ndaj objektivave civile në këto ditë të para të javës.

Dhe nga Kievi, ipeshkvi ukrainas bën një apel përmes agjencisë së lajmeve SIR: “Ne i kërkojmë botës civile të gjithë ndihmën e mundshme, veçanërisht për mbrojtjen ajrore dhe raketore. Mungesa e saj katastrofike na kushton viktima të përditshme dhe dhimbje të reja. Vetëm me Zotin dhe së bashku mund të ndalojmë armikun e gjithë botës”. (...) (agjencia SIR)

29 qershor 2022, 11:32