Kërko

 buon pastore buon pastore

Shenjtorët e javës 8 -15 maj

E diel 8 maj Kisha kremton të Dielën e Pestë të Pashkëve, e po më 8 maj, kalendari kujton Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Bonifacin e IV papë, Shën Benediktin e II, papë e Shën Magdalenën e Kanosës. Ungjilli i kësaj së Diele nga Shën Gjoni (10, 27-30) flet për Krishtin si Bariun e Mirë. Sigurisht nga viti në vit ngjyrimet janë të ndryshme por ajo që mbetet e pandryshueshme është lidhja e brendshme dhe jo vetëm funksionale ndërmjet grigjës dhe Bariut të Mirë.

R.SH. - Vatikan

E diel më 8 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e Pestë të Pashkëve, e gjithnjë më 8 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Bonifacin e IV papë, Shën Benediktin e II, papë, Shën Arsenin, diakon të Romës dhe Shën Magdalenën e Kanosës.

Ungjilli i kësaj së Diele nga Shën Gjoni (10, 27-30) flet për Krishtin si Bariun e Mirë. Sigurisht nga viti në vit ngjyrimet janë të ndryshme por ajo që mbetet e pandryshueshme është lidhja e brendshme dhe jo vetëm funksionale ndërmjet grigjës e Bariut të Mirë. Nga fragmenti i Ungjillit të kësaj së diele (Gjn 10,27-30) ne mësojmë se Krishti nuk është rrogëtar, por Bari. Të njëjtën gjë duket sikur ai e pretendon nga Pjetri dhe të grithe barinjtë tjerë të cilëve ua besoi grigjën e tij.

Të hënën më 9 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet. Liturgjia e ditës pohon se ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur duke i lidhur ngushtë fjalët me vepra. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim.

Të martën më 10 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Jordanin, martir; Shën Jobin, Shën Kataldin e të Lumin Nikola Albergatin. Liturgjia e ditës na kujton se dashuria ndaj Hyjit e ndaj të afërmit është lajtmotivi i liturgjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele të kohës së pashkëve. Në Ungjill, Gjoni apostull kumton se të pagëzuarit në Krishtin nuk janë më shërbëtorë, por miq të Hyjit.

Të mërkurën më 11 maj, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Làkonit; shën Antimin, martir; shën Gualtierin apo Walterin. Liturgjia e ditës pohon se ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur duke i lidhur ngushtë fjalët me vepra. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim.

Të enjten më 12 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Nereun dhe Akuileun. Liturgjia e ditës na kujton se sipas traditës së përçuar nga Papa Damasi, ishin dy ushtarë, të cilët u kthyen në fenë e krishterë duke parë forcën e martirëve. U dënuan në Romë nën perandorin Dioklecian, u mbytën me shpatë dhe u varrosën në varrezat e Domitilës.

Të premten më 13 maj kalendari kishtar kremton festën e të Lumes Zojës së Bekuar të Fatimës së Portugualisë, e cila iu duk për herë të parë tre barinjve të vegjël pikërisht në këtë datë, më 1917. Zoja Bekuar iu duk gjashtë herë Luçisë së Jezusit, Françeskut dhe Gjaçintës dhe u la një mesazh për mbarë njerëzimin. Ipeshkvi i Leirisë, në letrën baritore me rastin e mbylljes së pesëdhjetëvjetorit të dukjeve të Zojës, pohoi se mesazhi i Fatimës “përmbledh një përmbajtje doktrinore aq të gjerë, sa mund të pohohet me siguri se nuk i shpëton asnjë temë themelore e fesë sonë të krishterë…”.

Të shtunën më 14 maj kalendari kishtar përkujton Shën Matinë Apostull. Liturgjia e ditës kujton se për Matinë flitet në kapitullin e parë të Veprave të Apostujve, kur e thërrasin për të plotësuar numrin dymbëdhjetë, duke zëvendësuar, kështu, Judën Iskariot. E zgjedhin me short, ndër dy kandidatët që kishin qenë nxënës të Jezusit qysh nga pagëzimi në lumin Jordan. Tjetri ishte Jozefi, i quajtur Barsaba. Pas Rrëshajëve Matia fillon të predikojë, si të gjithë apostujt e tjerë. Nuk kemi lajme të sakta për mënyrën dhe vendin e vdekjes së tij. Tradita thotë se u martirizuan në Jeruzalem dhe se më vonë Shën Helena, nëna e perandorit Kostandin, e mbarti trupin e tij në Trier, ku nderohet edhe sot.

Të dielën e ardhshme më 15 maj Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e Gjashtë të kohës së Pashkëve, e gjithnjë më 15 maj, kalendari kishtar përkujton edhe shën Shën Izidorin, bujk.

08 maj 2022, 08:29