Kërko

Nё Mozambik ipeshkvijtë shprehin solidaritetin me viktimat e përmbytjeve

Ipeshkvijtë e Mozambikut shprehin solidaritetin e tyre me viktimat e përmbytjeve që goditën disa vende të Afrikës Jugore muajin e kaluar. “Gjatë sezonit të fundit të shirave, përmbytjet dhe erërat e forta edhe një herë kanë shkatërruar jetën e mijëra njerëzve në zona të mëdha të pjesës qendrore dhe veriore të vendit”, theksojnë ipeshkvijtë e Mozambikut në mesazhin e tyre të publikuar në fund të Asamblesë Plenare të Konferenca tё Ipeshkvijtë të Mozambikut

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë e Mozambikut shprehin solidaritetin e tyre me viktimat e përmbytjeve që goditën disa vende të Afrikës Jugore muajin e kaluar. “Gjatë sezonit të fundit të shirave, përmbytjet dhe erërat e forta edhe një herë kanë shkatërruar jetën e mijëra njerëzve në zona të mëdha të pjesës qendrore dhe veriore të vendit”, theksojnë ipeshkvijtë e Mozambikut në mesazhin e tyre të publikuar në fund të Asamblesë Plenare të Konferenca tё Ipeshkvijtë të Mozambikut (CEM ), mbajtur në seminarin e madh të Shёn Agostinho Matola, nga 26 deri më 29 prill 2022.

“Disa dhjetëra njerëz humbën jetën; qindra familje mbetën të pastreha, humbën pasuritë dhe arat e tyre. Linjat e komunikimit, shkollat, qendrat shëndetësore dhe shumë struktura të tjera shoqërore, përfshirë ato të Kishës Katolike, janë dëmtuar”, nënvizohet në dokumentin Ipeshkvijtë të Mozambikut.

03 maj 2022, 17:17