Kërko

Ukrainё: në Stamboll një hap drejt paqes

Takimi kokë më kokë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, që u zhvillua sot në Stamboll, zgjati rreth tre orë. Ukrainё: në Stamboll një hap drejt paqes. Në fund të këtij raundi negociatash, një nga anëtarët e delegacionit ukrainas, David Arakhamia, deklaroi se Ukraina kёrkon qё Turqia tё jetё ndër 8 vendet, që do të garantojnë marrëveshjen me Rusinë.

R.SH. - Vatikan

 “Jeni përballë një përgjegjësie historike”. Me këto fjalë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, të cilët mbërritën dje në Stamboll ku sot u zhvillua një takim tre orësh që pasoi fazën e parë të negociatave që u zhvilluan në Bjellorusi. Kalimi i bisedimeve në Stamboll qe një lajm pozitiv në vetvete, një injeksion besimi në krahasim me bisedimet kokё me kokё që ndodhën në Bjellorusi. Megjithëse vendndodhja e Gomulit nuk është shumë larg kufirit ukrainas dhe rus, pozicioni i mbajtur nga Bjellorusia përkrah Moskës që në fillim pati hedhur hije mbi negociatat.

Një tjetër shenjë pozitive është prania e papritur e manjatit rus, që ka nënën ukrainase, Roman Abramovich. Oligarku qe treguar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelensky si një nga figurat kryesore në perspektivën e negociatave, aq sa vetë Zelensky pati kërkuar pezullimin e sanksioneve kundër manjatit.

Megjithatë, ёshtё vetë samiti që solli lajme pozitive. Sipas ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, kjo është dita që shënoi "progresin më të rëndësishëm" dhe shënoi "afrimin më domethënës" ndёrmjet palëve, duke pasur parasysh se delegacionet "arritën një marrëveshje mbi pika të ndryshme".

Cavusoglu është duke menduar tashmë për lëvizjen e radhës dhe synon të organizojë një takim ndёrmjet ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura, siç deklaroi ai vetë. Ofensiva diplomatike e Turqisë arrin një rezultat të rëndësishëm sepse ka dialog dhe po i afrohet një marrëveshjeje për armëpushim.

David Arakhamia, një nga negociatorët e delegacionit ukrainas, kërkoi që Turqia të jetë në mesin e vendeve garantuese të marrëveshjes, ndërsa këshilltari i Zelensky, Mikhaylo Podolyak, i quajti rezultatet e sotme 'të mjaftueshme' për të organizuar një samit direkt ndёrmjet presidentit rus Putin dhe Zelenskyt.

Siguria dhe ndalja e luftimeve nё negociatat e Stambollit

Garancitë për sigurinë pa kushte për Ukrainën, armëpushimi, vendimet e sigurta për korridoret e autokolonat humanitare, respektimi i rregullave tё luftёs nga dyja palёt : këto, objektivat e Kievit në bisedimet e Stambollit.

Shoigu, objektivi primar i Rusisё ёshtё çlirimi i Donbasit

“Në përgjithësi, objektivat kryesore të fazës së parë të kёtij operacion ushtarak u arritën. Potenciali i luftimit tё Forcave të Armatosura të Ukrainës ёshtё reduktuar dukshëm, gjë që na lejon të përqendrojmë vëmendjen dhe përpjekjet tona kryesore për arritjen e qëllimit parësor, domethënë çlirimin e Donbasit". Kёshtu tha Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, siç njofton agjencia e lajmeve Tass.

29 mars 2022, 14:03