Mariupol nё kurth, sulme mbi spitalin pediatrik. Bombardime mbi Kharkiv
R.SH. - Vatikan
Mariupol nё kuth, sulme mbi spitalin pediatrik. Bombardime mbi Kharkiv, korridoret humanitare tё hapura gjithё ditёn.
Një masakër në spitalin pediatrik në Mariupol ku sulmet ruse kanё vrarё gra e fёmijё - 400.000 njerёz janë të bllokuar dhe janë 3.000 foshnje janё pa ushqim -, bombardime të reja ruse mbi Kharkiv, një avion Sukhoi Su-27 u përplas mbi një ndërtesë në një zonë tё banuar të Kievit në ditën e katërmbëdhjetë të luftës. Korridoret humanitare janë të hapura, me një marrëveshje armëpushimi në fuqi nga ora 9 deri në 21 lokale, por Blinken kërkon që ato të jenë më të gjera. Presidenti ukrainas Zelensky kёrkon pёrsёri no-fly zone: 'Mbyllni qiejt, sa kohë dëshironi të jeni bashkëpunëtorë tё masakrave ruse?'.
Nesër në Antalia do të takohen Lavrov-Kuleba me Erdoganin si ndërmjetës. "Kiev tё njeh sovranitetin e Donbas ". Kina fajëson SHBA-në dhe NATO-n
Në prag të takimit Lavrov-Kuleba të promovuar nga presidenti turk Erdogan në Antalia, sot pati një telefonatë tё re mes Putinit dhe kancelarit gjerman Scholz, ndërsa Kremlini kërkon që bisedimet të marrin parasysh faktin se 'republikat e Donetskut dhe Luganskut janë shtete sovrane e të pavarura' dhe duhet të njihen si të tilla. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian i përgjigjet akuzave të NYT se kinezët ishin në dijeni të planeve ruse: 'përgjegjësit për luftën janë SHBA dhe NATO'.