Kërko

Ukrainë: Borrell, Moska ka shkelur marrëveshjet e Minskut e rezolutën e OKB-së

BE dënon fuqishëm vendimin e Presidentit Putin për të njohur zonat e pa kontrolluara nga qeveria e Ukrainёs tё rajoneve të Donetsk e Luhansk si entitete të pavarura dhe vendimin pasues për të dërguar trupa ruse në ato zona. Ky akt i paligjshëm minon më tej sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, Kartën e Parisit dhe Memorandumin e Budapestit

R.SH. - Vatikan

"BE dënon fuqishëm vendimin e Presidentit Putin për të njohur zonat e pa kontrolluara nga qeveria e Ukrainёs tё rajoneve të Donetsk e Luhansk si entitete të pavarura dhe vendimin pasues për të dërguar trupa ruse në ato zona. Ky akt i paligjshëm minon më tej sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, Kartën e Parisit dhe Memorandumin e Budapestit”.

Kështu Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë në emër të Bashkimit Evropian. "Si nënshkruese e marrëveshjeve të Minskut - vazhdon Borrell - Rusia ka një përgjegjësi të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të punuar për gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit në përputhje me këto parime. Me vendimin për të njohur si "Shtete të pavarura" rajonet që nuk kontrollohen nga qeveria e Ukrainës lindore, Rusia po shkel qartë marrëveshjet e Minskut, që parashikojnë kthimin e plotë të këtyre zonave nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

“Prandaj Rusia po shkel e thyen angazhimin e saj për të punuar brenda formatit të Normandisë dhe Grupit Trepalësh të Kontaktit për të gjetur një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, një angazhim që e ka përsëritur në shumë raste, duke përfshirë kohët e fundit - shton kreu i diplomacisë sё BE-sё -. Është duke shkelur gjithashtu edhe Rezolutën 2202 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut.

22 shkurt 2022, 14:55