Ukraina para luftёs, diplomacia vazhdon punёn pёr njё zgjidhje tё mundshme
R.SH. - Vatikan
Ukraina përgatitet për luftë: kanë mbërritur raketa nga Lituania dhe municione nga SHBA. Kancelari gjerman Olaf Scholz, pas udhëtimit të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara, dje u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, ndërsa sot në Moskë takon Vladimir Putin në përpjekje për t’i zbutur tensionet. "Ne jemi gati për një dialog serioz me Rusinë për çështjet e sigurisë evropiane", shtoi Scholz gjatë konferencës për shtyp, dje, në Kiev, duke përsëritur vullnetin e tij për të shmangur përshkallëzimin, por duke shtuar megjithatë se ai dëshiron "të jetё i qartë: nëse Rusia shkel përsëri integritetin territorial, ne dimë çfarë të bëjmë”.
“Ne jemi gati për sanksione të gjera dhe efektive në koordinim me aleatët tanë”, tha kancelari gjerman i cili kujtoi, lidhur me dialogun me Moskën, se “NATO dhe SHBA-sё i kanë paraqitur Rusisë propozime konkrete, të cilat ne i mbështesim. Tani presim reagimi – përfundoi kancelari gjerman – një përgjigje nga Rusia”.
Siguria e Evropës “nuk mund të ndërtohet kundër Rusisë, por në bashkëpunim me Rusinë”. Këtë e pohoi sot kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp pas bisedës me Vladimir Putin në Kremlin.
Pra, diplomacia ndёrkombёtar vazhdon punёn pёr gjetur njё zgjidhje tё mundshme tё krizёs sё Urkainёs: njё fije shprese qё vjen nga negociatat diplomatike duket se do tё mund të ul tensionin midis Perëndimit e Moskës, SHBA-sё mendojnё se Putin ende nuk e ka marrë "vendimin e tij përfundimtar" për një pushtim tё Ukrainёs.