Kërko

Brussels hosts the European Union - African Union Summit Brussels hosts the European Union - African Union Summit

Këshilli Evropian mbështet Kievin. Rusisë i kërkon ndaljen e operacioneve ushtarake

Situata në kufirin mes Ukrainës e Rusisë është nxehur sërish dhe kështu samiti BE-Afrikë, që po zhvillohet në Bruksel, i lë vendin, në media dhe në axhendën politike, rreziqeve të luftës. Në mes të ditës u zhvillua samiti jozyrtar i 27 krerëve të Shteteve dhe qeverive të BE-së mbi Ukrainën dhe kërcënimet e Rusisë, në fund të të cilit presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përsëriti mbështetjen e komunitetit evropian ndaj Kievit. Ka njё përkim tё plotë, tha Michel, midis BE-së e NATO-s

R.SH. - Vatikan

Situata në kufirin mes Ukrainës e Rusisë është nxehur sërish dhe kështu samiti BE-Afrikë, që po zhvillohet në Bruksel, i lë vendin, në media por edhe në axhendën politike, rreziqeve të luftës. Në mes të ditës u zhvillua samiti jozyrtar i 27 krerëve të Shteteve dhe qeverive të BE-së mbi Ukrainën dhe kërcënimet e Rusisë, në fund të të cilit presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përsëriti mbështetjen e komunitetit evropian ndaj Kievit. Ka njё përkim tё plotë, vërejti më pas Michel, midis BE-së dhe NATO-s.

"Bashkimi Evropian është i vendosur në mbrojtje të vlerave tona", vuri në dukje Michel, duke theksuar se ishte dëgjuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara samitit. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë t’i ndal operacionet ushtarake” dhe në këtë drejtim duhen “rezultate të dukshme dhe të prekshme në terren”.

17 shkurt 2022, 17:51