Kërko

Tri pyetje, Imzot Nolit, e tri përgjigje

Në ditën kur përfundon Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, një dëshmi nga jeta fetare e Peshkopit ortodoks shqiptar, Imzot Fan Nolit, vënë shpesh në diskutim

R. SH. - Vatikan

Jetë tejet e ndërlikuar, ajo e Peshkopit ortodoks Fan Noli, njëkohësisht njëri nga personalitetet më në zë të kulturës e letrave shqipe.  Pa u ndaluar në hollësira, do të merremi sot me tri pyetje e tri gjegje të Kryepeshkopit, në përkim të plotë me këtë ditë që po kremtojnë sot gjithë të krishterët, së bashku. Duke dëshmuar një fe,  e cila meriton t’ia kushtosh gjithë jetën!

Kur një grup grash po organizonte një Meshë në New York, njëra nga organizatoret, pak para se të niste kremtimi, e pyeti: “Ç’medim keni për gratë që mbajnë kapele? Duhet ta mbajnë, apo jo?

Gjegji Kryepeshkopi: “Nuk ka pikë rëndësie çka kanë gratë mbi kokë, por në kokë”.

Po gruaja, duke mos u kënaqur me një pyetje, i drejtoi një të dytë e një të tretë.

E dyta: “Si duhet të vishemi ne gratë, për të qenë në përkim me Ungjillin?”.

Kryepeshkopi gjegji se nuk kishte menduar kurrë për këtë punë.

E treta e vërteta, pyetja “A besonte vërtet në Zotin?”

E sakaq, edhe pëgjigjja: “Zonjë, a mund ta shkrish një jetë të tërë për një kauzë, në të cilën nuk beson?” .

Ky, guri i provës për ne të gjithë!

Ritreguar sipas një interviste për emisionin “Debati  në Chanel One”

24 janar 2022, 17:14