Mirë dita per kudhana
R.SH. - Vatikan
Kënga popullore tradicionale 'Mirë dita per kudhana', që këndohet në Shqipërinë veriore në Festën e Dëftimit të Zotit, mbledhë prej popullit, nga Dom Aleksandër Sirdani
Mirë dita per kudhana (1
Me ‘i tubë pare t’ argjana (2
Mirë mot e mirë sot
Na ndimo, o i lumi Zot!
Del e del, o Zoja e shpísë
Me kuletë të Zotnís
Del e del e dalsh e bardhë
Sot me pare e mot me djalë.
A po del apo shkojmë?
Njiktu kenka ‘i shêj, shêj mirë,
Kali kamb’ bardhë
Dera e prarueme,
Zoja e nderueme…
A po del apo shkojmë?
Njiktu kênka ‘i shportë me arra
Zojës shpís ju prifët e mara.
Njiktu kenka‘i pemê me molla
Të mira u ardhshin fjolla-fjolla (3
Njiktu kenka ‘i shportë lejthija
Flakë u ndezt’ në ket’ derë dashnija!
Njiktu kênkan duert si bora,
Plot me lule u mbushtë kunora!
Njiktu kenka ‘i arkë sheqera
T’bardhës shpí i kjoftë rritë ndera
A po del apo shkojmë?
1. kudhana: kolendra
2. argjana – argjandit
3. fjollë – tubë
Mbledhë prej popullit, nga Dom Aleksandër Sirdani