Kërko

New Year's celebrations in Moldova New Year's celebrations in Moldova

Gëzuar Vitin e ri 2022: urime!

Sa herë këto ditë ulemi e shkruajmë mesazhe e urime drejtuar familjarëve të largët, por edhe miqve të afërm! E nuk na rrëshqet penda a nuk na lëviz dora…

R.SH. - Vatikan

Sa herë këto ditë ulemi të shkruajmë mesazhe e urime drejtuar familjarëve të largët, por edhe miqve të afërm! E këtë vit më shumë se kurrë, duke uruar sidomos jetë të gjatë e duke kërkuar shprehjet e duhura, që na këndojnë në shpirt, por jo në letër a në ekranin e vogël të celularit. E mbetemi në pritje, mendueshëm…

Po kujtojmë, prandaj, disa prej frazave që mund të na shpëtojnë, kur nisim t’i urojmë kujt Vitin e Ri - këtë, a atë që do të vijë, sepse një nga urimet e mirënjohura është “Mot më mirë”!”.

Të urojmë, pra…. :

“Lufto gjithnjë kundër veseve tua, ji në paqe me të afërmit e sillu në mënyrë që vitit i ri të të gjejë gjithnjë më të mirë.

Nuk je kurrë aq i moçëm, sa të mos ëndërrosh një ëndërr të re.

Mos i nënvleftëso  kurrë  forcat  që ke e që të ndihmojnë  të ecësh në një drejtim të ri, atje ku puna shndërrohet në kënaqësi, jo në mundim krejt të padëshirueshëm.

Viti i Ri është çast, që të fton të shikosh drejt horizonteve të reja, të ëndërrosh ëndrra të reja, të rizbulosh forcën e fesë, të shijosh kënaqësi të thjeshta, të armatosesh për të përballuar sfida të reja.

Në prag të vitit të ri të buzëqesh shpresa, që vjen e të pëshpërit në vesh “Do të jetë më i lum ky vit!”.

Mos loto për dhimbjet e vjetra!

Shndërroje çdo mëngjes në Vit të Ri. Rinoje çdo ditë!

Ta përshëndesim, pra, këtë vit të ri, që na e vjetëron miqësinë tonë, pa na e vjetruar zemrën!

Gëzimi më i madh në këtë botë është të fillosh. Është gjë e bukur të jetosh, sepse të jetosh do të thotë të fillosh, gjithnjë, çdo çast.

Nuk është kurrë tepër vonë për të qenë ai që dëshiron të jesh!

Mos harroni se viti i ri shpreson t’i gjejë njerëzit që i takon më të mirë se vitin e kaluar!

Nga mot gëzuar! Për shumë mot!

03 janar 2022, 14:59