Kërko

Shfarosja e romëve dhe sintëve: një tragjedi shkaktuar nga urrejtja e diskriminimi

2 gushti është Genocide Remembrance Day, dita e pёrkujtimit të gjenocidit Romё e Sintё gjatë Luftës së Dytë Botërore. Brenda një dite, mijëra njerëz u vranë brutalisht, kryesisht gra e fëmijë.

R.SH. - Vatikan

Kanë kaluar 77 vjet që 2 gushti i vitit 1944 kur në kampin nazist të Aushvicit ushtarët gjermanë i rrethuan barakat e "Zigeunerlager", ku gati 4.000 njerëz, kryesisht gra, fëmijë e të moshuar, i detyruan hynin në dhomën numër 5 të kampit. Hyjnë lakuriq tё shtyrë me grushta dhe goditje. Të nesërmen, në varret masive, të gërmuara rreth furrave të krematoriumit, dëshmia e atij tmerri u kristalizua në mbetjet e djegura të trupave të copëtuar nga barbaria. Kujtimi i asaj masakre mbetet i gjallë. Dita në kujtim të gjenocidit romё dhe sintё gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roma Genocide Remembrance Day, hedh dritë mbi kёtё faqe të tmerrshme e tё errët të historisë: atë të "Porrajmos", një fjalë që në gjuhën rome do të thotë "shkatërrim", "gllabërues i madh".

Një mision i të gjithë Kishës

Aktualisht janё rreth 36 milionë romё dhe sintё në botë. Papa Françesku ka kujtuar vazhdimisht, gjatë papёnisё së tij, përpjekjet dhe shpresat e këtij populli, duke nënvizuar se "kultura e takimit" çon në njё integrim të vërtetë e tё domosdoshёm. Shenjti pajtor qiellor a mbrojtës i popullsisë rome është i Lumi Zefirino Gimenez Malla, terciar françeskan, pushkatuar në vitin 1936, gjatë Luftës civile spanjolle e hedhur në një varr masiv, vetëm pse  mbrojti një prift dhe kishte Rruzaren e tij nё dorё. Lumi Zefirino Gimenez Malla ёshtё i pari cigan i ngritur në nderimet e elterit në vitin 1997. Në dokumentin "Udhëzime për kujdesin baritor për ciganët" kujtohet se ungjillëzimi i ciganëve është një "mision qё i takon të gjithë Kishës, sepse asnjë i krishterë nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë situatave të mënjanimit”.

02 gusht 2021, 16:14