Kërko

Vatican News

Takimi i parë ndërkombëtar mbi lirinë fetare në SHBA-sё

Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё SHBA-sё përshëndesin nismën që mbahet në Uashington e cila synon të rikthejë vlerёn e mbrojtjes sё lirisё fetare si "një të drejte jetike njerëzore", si një kauze që duhet të ndiqet në mbarë botën.

R.SH. - Vatikan

Nё Uashington, në Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, nga data 12 deri më 15 korrik mbahet Samiti i parë Ndërkombëtar mbi Lirinë Fetare (IRF). Ngjarja promovohet nga më shumë se 40 organizata, që përfaqësojnë besime të ndryshme, të përkushtuara për të mbështetur lirinë fetare, duke përfshirë Konferencën e Ipeshkvijve Katolikë tё SHBA-sё (Usccb) e cila përshëndet iniciativën. "E mirëpres njoftimin e këtij Samiti - pohon në një deklatarё Imzot David J. Malloy, president i Komitetit të Ipeshkvijve Katolikë tё SHBA-sё për Drejtësinë e Paqen Ndërkombëtare – Takimi i nivelit tё lartё synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi lirinë fetare në Shtetet e Bashkuara dhe të bashkojё një koalicion të gjerë që do të punon së bashku për këtë kauzë në mbarë botën”.

E drejta njerëzore

Çështja, në fakt, nuk është e parëndësishme: siç kujton prelati, "sipas Pew Forum on Religion & Public Life, 83 përqind e afërsisht 7 miliardë njerëzve në botë sot jetojnë në vende me armiqësi të fortë qeveritare ose shoqërore kundrejt fesё". "Çdo kulturë, komb, sistem fetar ose politik - përfundon Imzot Malloy - duhet të përpiqet të mbrojë më shumë dhe më mirë lirinë fetare, si një tё drejtë jetike tё njeriut". Së fundi,  Konferenca e Ipeshkvijve Katolikë tё SHBA-sё (Usccb) kujton se është "një sponsor krenar i Samitit Ndërkombëtar mbi Lirinë Fetare", aq sa "Kardinal Timothy Dolan, president i Komitetit Episkopal për Lirinë Fetare, do të jetë ndër relatorёt" e kёtij takimi të rëndësishëm. Fjalimi i tij është planifikuar të enjten pasdite, në pёrfundim të punimeve dhe do të ketё pёr temё "Shpresa për të ardhmen: shoqëria civile dhe udhëheqja globale e multilaterale amerikane".

Dëshmitarët e fesё

"Samiti – lexohet nё faqen e internetit të ngjarjes, i cila zhvillohet në modalitete të ndryshme, dmth. nё prezencё dhe on line – i bashkon  mbështetësit e lirisë fetare, duke u dhënë zë dëshmive personale të viktimave të persekutimit dhe kufizimeve" për shkak të fesё. Qëllimi i organizatorёve është të "marrin mbështetjen politike në favor të lirisë fetare në botë", pёr tё krijuar, kështu, "një koalicion të fortë ndërkombëtar që vepron në këtë fushë në nivelin global" dhe të ndihmon në "rritjet e ndërgjegjësimit të shoqërisë civile e tё qeverive" mbi kёtё çështje.

Ndёr temat e shumta që analizohen gjatë tre ditëve të punës, janё: mbrojtja e refugjatëve; persekutimet në Nigeri; përdorimi i teknologjisë për qëllime persekutuese; diskriminimi fetar; rritja e nacionalizmave fetare. Ndёr relatorёt e ftuar spikat Nancy Pelosi, presidente e Dhomës së SHBA-së; Mike Pompeo, ish Sekretari i Shtetit të SHBA-sё dhe Kryepeshkopi greko-ortodoks i Amerikës, Elpidophoros.

13 korrik 2021, 11:26