Kërko

Sud Sudan fame aiuti Programma alimentare mondiale bambini Africa profughi Sud Sudan fame aiuti Programma alimentare mondiale bambini Africa profughi

"Po, uria është skandal ". Ky mesazhi i misionarëve në samitin e FAO: jo agrobiznesit

‘Uria është skandal dhe mungesa e bukës së përditshme ёshtё krim’. Ky pohim i Papёs ёshtё i vërtet, sipas Maria Buscemi, misionare laike në Brazil, Motra Rita Zaninelli në Mozambik dhe At Amedeo Cristino në Benin. Shfrytëzimi, neokolonializmi e varfëria, - sipas tyre, janë të ndërthurura e në dëm të popullsive, të cilave u mungojnё gjёrat mё tё nevojshme e tё domosdoshme pёr jetesё, si buka dhe uji.

R.SH. - Vatikan

Mesazhi i Papёs Bergoglio, dërguar para-takimit të rangun të lartë tё Kombeve tё Bashkuara, kushtuar sistemeve ushqimore, qё filloi pardje punimet në Romë,  qё kujton se të gjithë e kanë për detyrë ta “çrrënjosin padrejtësinë” e urisë globale, përmes politikave guximtare, ka shkaktuar diskutime. Uria vёrtet është një skandal dhe mungesa e bukës së përditshme ёshtё një krim. Pohimi i Papёs ёshtё real, pohojnё Maria Soave Buscemi, misionare laike në Brazil, Motra Rita Zaninelli në Mozambik dhe At Amedeo Cristino në Benin. Shfrytëzimi, neokolonializmi dhe varfëria, - sipas tyre, janë të ndërthurura e në dëm të popullsive që vujanё nga gjërat mё tё nevojshme e tё domosdoshme pёr jetёs, si buka dhe uji.

Papa Françesku, nё mesazhin drejtuar pjesëmarrësve të takimit paraprak tё rangut të lartë tё Kombeve tё Bashkuara, nё Romё, kushtuar sistemeve ushqimore, mes tjerash pohoi se ‘uria në botë "është një skandal". Mungesa e "bukës së përditshme është një krim", sepse shkel të drejtat e patjetërsueshme tё njeriut’. E misionarët e Kishёs katolike, nga periferitë e botës, ripohojnё denoncimin e Papёs, duke dëshmuar për një varfëri tё thellё tё cilёn janё zhytur popullsitë e shumë vendeve tё botёs, varfri që "nuk është e rastësishme, por e dëshiruar", ёshtё njё varfri e qëllimtë, siç dёshmojnë tokat "e masakruara nga padrejtësia" dhe “nga ekonomia grabitqare”. Agrobiznesi dhe rrëmbimi i tokave, për shembull, shkaktojnë tharjen dhe varfërinë e mëtejshme në Afrikë, si dhe në Amerikën Latine, e posaçërisht nё Brazil, denoncojnë misionarët e Kishës.

 

28 korrik 2021, 13:26