Kërko

Vatican News

Papa Klementi XI dhe mbrojtja e identitetit tё kombit shqiptar

Figura e Papës Klementit XI ёshtё figurë identitare pёr popullin shqiptar, ashtu siç ka qenё dhe ёshtё figura e Gjergj Kastriotit, figura e Nёnё Terezёs. Në kuadër të 300 vjetorit të vdekjes së Klementit XI, nё Tiranё u zhvillua një konferencë shkencore jubilare nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e Nunciatura Apostolike në Shqipëri nё Shpёri me temë “Papa Klementi XI dhe Shqipëria".

R.SH. - Vatikan

Figura e Papës Klementit XI ёshtё figurë identitare pёr popullin shqiptar, ashtu siç ka qenё dhe ёshtё figura e Gjergj Kastriotit, figura e Nёnё Terezёs dhe e personaliteteve tjera tё historisë sё kombit shqiptar. Kjo u theksua, mes tjerash, në konferencën shkencore jubilare, dje mё 15 korrikut nё Tiranё, organizuar me rastin e përkujtimit tё 300 vjetorit të ndarjes nga jeta të Papës Klementit XI nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri me temën “Papa Klementi XI dhe Shqipëria“.

Punimet e konferencës shkencore mbi jetën, kontributin dhe lidhjet e Papës Klementit XI me popullin e Kishën shqiptare u hapen nga kryetari i Akademisë së Shkencave tё vendit, Skënder Gjinushi dhe nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, i cili mes tjerash kujtoi edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisё sё Shenjtё dhe Shqipёrisё.

Nё fakt, Nunci Apostolik nënvizoi se si prania e Selisё sё Shenjtё ёshtё manifestuar pёrherё me tё Deleguarit e Papëve ndёr shekuj e nё kёto 30 vite nё mënyrë tё veçantë me prezencën e përhershme tё Nuncit (Ambasadorit) Apostolik, qё Papa gjithmonë ka pasur si prezencë dhe si mëkëmbës tё tij nё Shqipëri”, pohon nё mikrofonin e Vatican-News Imzot Arjan Dodaj.

Siç dihet, Papa Klementi XI ka qenё gjithmonë krenar pёr prejardhjen e tij shqiptare. Mbi figurën, papninё dhe veprimtarinë e Papёs Albani, nё mënyrë tё veçantë mbi kujdesin dhe lidhjet e tij me popullin dhe viset shqiptare, folën Prof. Bardhyl Demiraj, Prof. Francesco Altimari, Dom Nikë Ukgjini, At Mikel Pllumbaj, Prof. Evalda Paci, Prof. Ardian Ndreca dhe Dr. Albin Saraçi e tё tjerё.

Konferenca u moderua nga historiani Pëllumb Xhufi, nё tё cilёn – pёr arsye tё masave shëndetësore covid-19, morën pjesë nё prezencë pak vetё, ndër ta kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёs, Imzot George Frendo, ipeshkvi ndihmёs i kёsaj Kishe dioqezane Imzot Arjan Dodaj, dom Gjovani Kokona, studiues tё tjerё, ndёrsa punimet u ndoqën edhe nga shumё persona tjerë tё interesuar edhe nëpërmjet platformës online.

Po mё hollësisht mbi kёtё ngjarje jubilare Kishtare e Kombëtare, qё solli nё vëmendjen e opinionit publik shqiptar figurën e veçantë tё Papës Albani – Klementit XI dhe lidhjet e kontributin e tij gjatё papёnisё sё gjatё pёr Kishёn Universale e nё veçanti pёr tё mirën e Kishёs dhe tё popullit shqiptar, ta dëgjojmë ipeshkvin ndihmës tё Tiranёs-Durrёsit Imzot Arjan Dodajn nga Tirana. Imzot Arjan faleminderit e  çfarё mund tё thoni pёr konferencën jubilare qё solli nё vëmendjen e opinionit publik shqiptar figurën e veçantë tё Papës Albani – Klementit XI dhe lidhjet e kontibutin e tij pёr tё mirёn e Kishёs e popullit shqiptar?

mbi kёtё ngjarje jubilare Kishtare e Kombëtare ta dёgjojmё ipeshkvin ndihmës tё Tiranёs-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj
16 korrik 2021, 10:40