Kërko

Vatican News

Lutja për Libanin, dritë shprese edhe për Lindjen e Mesme

Shndërrimi i zemrave dhe hapësira për të rinjtë nё shoqëri: shpresa për Libanin kalon, mbi të gjitha, përmes këtyre dy rrugëve. Me rastin e Ditës së sotme tё Lutjes së Papës me udhëheqësit e Kishave të krishtera, nunci apostolik nё Tokën e Kedrave - Liban, Imzot Joseph Spiteri, shpreh urimin që vendi tё dalë nga kriza e thellë.

R.SH. - Vatikan

Kostoja e lartë e jetesës, korrupsioni, papunësia dhe ikja e të rinjve: Libani, qё prej dy vitesh, po jeton në një situatë tё ndërlikuar e shqetësuese, pa një udhëheqje politike. Përkeqësimi i gjendjes është i vazhdueshëm dhe më shumë se gjysma e popullsisë ka rënë në njё varfëri tё thellё shkaktuar nga situata financiare dhe falimentimi ekonomik, deklaruar një vit më parë, me lirën lokale (monedhën) e cila ka humbur rreth 90% të vlerës së saj ndaj dollarit. Deri më tani protestat periodike kanë qenë të padobishme dhe nevojat e njerëzve nuk janë dëgjuar nga drejtuesit e vendit.

Më shumë se gjysma e popullsisë libaneze jeton në varfëri dhe shumica e libanezëve kanë pësuar rënie tё madhe edhe nё mundësinë blerëse. Sipas vlerësimeve të OKB-sё, shkalla e varfërisë në vitin 2020 ёshtё rritur në 55%. Përqindja e libanezëve që jeton në varfëri ekstreme është rritur nga 8% në 23%. Sipas Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, 41% e popullsisë sё Libanit ka vështirësi të gjejë ushqim dhe tё plotësojë nevojat themelore pёr jetesën. Sipas të dhënave të siguruara nga Banka Botërore, prodhimi i brendshëm bruto pritet të ulet me 9.5% në fund të vitit 2021. Shkalla e papunësisë nё Liban ka regjistruar një rritje të konsiderueshme dhe varfëria tejet e përhapur ka goditur edhe klasën e mesme tё shoqёrisё.

Klasa politike libaneze nuk e ka aspak të lehtë t’i kapërcejë vështirësitë që duken të pakapërcyeshme, prandaj vendi ka nevojё pёr ndihmёn e bashkësisë ndërkombëtare që popullsia të shpëtojё nga uria, nga varfëria e nga sëmundja e covid-19.

Pikёrisht për një realitet si Libani që duket se nuk ka më shpresë, Papa Françesku ka vendosur t’i mbledhë sot drejtuesit e Kishave të krishtere të vendit dhe t’ia besoi Zotit, me lutje e me reflektime, popullsinë e të ardhmen. Lutuni - tha Papa gjatë lutjes sё Engjёllit Tёnzot nё Solemnitetin e Shën Pjetrit e Palit mё 29 qershorin e kaluar - " që Libani ta zgjidhë krizën e rëndë, që po kalon e t’i tregojë sërish botës fytyrën e vet të paqes e të shpresës”. Tema e ditës sё sotme tё lutjes ёshtё: "Zoti ka plane për paqe. Së bashku për Libanin".

Reflektimi dhe lutja e 1 korrikut, pra, janё në qendër të një "udhëtimi, së bashku, tё Papës me krerët e Kishave dhe tё Komuniteteve kishtare". Është një akt besimi dhe lutjeje e përbashkët pёr Kishat Ortodokse e Katolike, të pranishme nё Liban, me ritet dhe traditat e tyre të ndryshme kishtare, si dhe për bashkësitë e ndryshme kishtare të lindura nga Reforma.

Duke kthyer vështrimin e tij drejt këtij vendi të munduar, Papa Françesku, në fund të lutjes sё Engjёllit Tёnzot më 30 majit të kaluar, tha fjalë zemre për vuajtjet dhe shpresat e Tokës së Kedrave. Më 1 korrikun e ardhshëm do të takohem, në Vatikan, me drejtuesit kryesorë të bashkësisë së krishterë, të pranishëm në Liban, për një Ditë reflektimi mbi situatën shqetësuese të vendit e për t’u lutur së bashku për dhuratën e paqes e të stabilitetit. Ia besoj këtë ndjet ndërmjetësimit të Nënës së Zotit, tejet e nderuar në Shenjtëroren e Harissës, e qysh në këtë çast ju kërkoj ta shoqëroni përgatitjen e kësaj ngjarjeje me lutje solidare, duke kërkuar për këtë vend të dashur një ardhmëri më të qetë”.

Me rastin e Ditës së sotme tё Lutjes së Papës me udhëheqësit e Kishave të krishtera, nunci apostolik nё Tokën e Kedrave - Liban, Imzot Joseph Spiteri, shpreh urimin që vendi tё dalë nga kriza e thellë.

01 korrik 2021, 12:03