Kërko

Irak: Kard. Sako, tё qëndrojmë tё bashkuar e tё bashkëpunojmë për të mirën e vendit

Kreu i Kishës Kaldease, kardinali Sako nga Erbili, sё bashku me 10 ipeshkvij e rreth gjashtëdhjetë priftërinj, flet për masakrën terroriste në Bagdad: është e papranueshme, duhet t'i kthehemi vëllazërimit dhe një morali të ri. Vizita e Papës, thekson ai, ua ka ndryshuar mentalitetin njerëzve, ka më shumë respekt për diversitetin.

R.SH. - Vatikan

"Ne kemi dy mundësi: të qëndrojmë së bashku e të bashkëpunojmë në mënyrë që vendi ynë të rimëkëmbet plotësisht, ose të vazhdojmë me konfliktet tona e t’ia hapim derën ferrit, nga i cili Zoti na ruajt": ky qortimi i patriarkut Kaldeas tё Bagdadit, kardinalit Louis Raphael Sako, në mesazhin dërguar "vëllezërve myslimanë" për festën e Kurban Bajramit, qё bie "nesër më 21 korrik. Një mesazh që është i ngarkuar me njё domethënie edhe mё tё veçantë në dritën e atentatit tё djeshёm, vepёr e Isis, qё ndodhi në tregun popullor të al-Woheilat të Sadr City, në lagjen shiite të Bagdadit.

"Nuk ka siguri e as stabilitet në Irak, e ky atentat është vetëm shembulli i fundit. Është një problem moral: korrupsioni dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm janë veprime të pamoralshme". Ndjehet njё shkurajim në zërin e patriarkut Kaldeas të Babilonisë, Kardinalit Louis Raphael Sako, i cili aktualisht është në Kurdistan, në Erbil, për tërheqjen shpirtërore të klerit Kaldeas, nga 19 deri më 24 korrik. Një shqetësim i thellë për masakrën e re që u krye nga Shteti i vetëquajtur Islamik, dje pasdite me njё atentat në Bagdad, qё shkaktoi të paktën 35 viktima e më shumë se 60 të plagosur.

Sot gjatë Meshës sё mëngjesit, kardinali Sako kërkoi lutje për myslimanët që kremtojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës, për paqe e stabilitet në Irak dhe për Kishën. E kujton, pastaj, me mirënjohje dhe vlerësim vizitën e Papёs Françeskut në Irak nё fillim të marsit tё kaluar. "Vizita e Atit tё Shenjtё ua ka ndryshuar mentalitetin njerëzve - thotë Sako - tani ka respekt për realitetet e ndryshme, pёr tjetrin e nuk flasim më për të krishterë e myslimanë, por për irakianë, si vëllezër dhe motra". Kardinali Sakoi kërkon për Irakun "një klasë politike në shërbim të së mirës së përbashkët".

20 korrik 2021, 19:01