Kërko

 Catedral Primada de Bogotá Catedral Primada de Bogotá

Ipeshkvijtë e Kolombisё: "Eutanazia është një kërcenim për më të rrezikuarit"

Duhet flakur tutje mëshira e rreme, që propozon, eutanazinë. Jeta, theksojnë ipeshkvijtë e Kolombisё, është gjithnjë e shenjtë dhe njerëzit nuk mund të trajtohen kurrë me këtё mënyrë tё tmerrshme. Duhet të impenjohemi, prandaj, për mjekimin e njeriut, pa harruar kurrë se jeta është e shenjtë dhe dinjiteti i njeriut, i padhunueshëm.

R.SH. - Vatikan

Kisha kolumbiane i kthehen  temёs sё eutanazisë, duke marrë qëndrim,  vetёm pak ditё vendimit C-233/21, miratuar, të enjten më 22 korrik, nga Dhoma Plenare e Gjykatës Kushtetuese tё Kolumbisё, qё garanton të drejtën për një vdekje dinjitoze, shkaktuar nga lëndimet personale ose nga njё sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.

Duhet flakur tutje mëshira e rreme, që propozon, eutanazinë. Jeta, theksojnë ipeshkvijtë e Kolombisё, është gjithnjë e shenjtë dhe njerëzit nuk mund të trajtohen kurrë me këtё mënyrë tё tmerrshme. Duhet të impenjohemi, prandaj, për mjekimin e njeriut, pa harruar kurrë se jeta është e shenjtë dhe dinjiteti i njeriut, i padhunueshëm.

Edhe Papa Françesku ka pohuar me forcë, nё shumё raste, se misioni i Kishës lidhet ngushtë edhe me jetën njerëzore, posaçërisht kur njeriu kalon çaste të vështira: “Kisha ndjen edhe thirrjen të marrë pjesë në diskutime, që ka si objekt jetën njerëzore, duke paraqitur propozimin e vet, bazuar mbi Ungjillin”. Në shumë mjedise, shton Papa Bergoglio, cilësia e jetës lidhet kryesisht me mundësitë ekonomike, me mirëqenien, bukurinë, me kënaqësitë e jetës fizike, duke i harruar fare përmasat e tjera më të thella, relacionale, shpirtërore e fetare të saj.

“Në të vërtetë, në dritën e fesë e të arsyes së shëndoshë, jeta njerëzore është gjithnjë e shenjtë, gjithnjë “cilësore”, pohon Papa Bergoglio. Nuk ka jetë njerëzore, që të jetë më e shenjtë se një tjetër, siç nuk ka jetë njerëzore cilësisht më domethënëse se një tjetër, vetëm sepse ka më shumë mjete, të drejta, mundësi ekonomike e shoqërore”. Jeta njerëzore është gjithnjë e shenjtë, e vlefshme, e padhunueshme.

28 korrik 2021, 13:41