Kërko

Tokyo 2020. Ceremonia e hapjes: një minutë heshtje për viktimat e Covid

Sot u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio mes frikës dhe paqartësive. Infektimi me covid ndërmjet atletëve dhe menaxherëve, nëse rritet, mund të ndryshojë programin e garave. Po gjithsesi nga sporti vjen një mesazh shprese.

R.SH. - Vatikan

U hapen Lojërat Olimpike të Tokios midis frikës (Covid) dhe ambicieve. Ceremonia e inaugurimit të Lojërave Olimpike u mbajt sot në stadiumin olimpik të Tokios, pa pjesëmarrje të publikut e me një minutë heshtje për viktimat e Covid.

Momenti i shumëpritur, për pesë vjet e jo si zakonisht katër, i fillimit të Lojërave Olimpike Verore Tokio 2020  u përurua zyrtarisht, me një ceremoni të thjeshtë dhe me një pjesëmarrje tejet të vogël pjesëmarrësish, për shkak të Covid 19.  Pandemia la gjurmë të thella edhe në sport, duke detyruar të shtyhen për një vit Lojërat Olimpike Tokio 200, duke modifikuar kampionatet, garat dhe takimet e çdo disipline sportive dhe duke eliminuar nga tribunat atë që në botën konkurruese të sportit është shfaqur gjithmonë si një element thelbësor: publikun dhe tifozët.

Kështu sot, në stadiumin e Tokios, në ceremoninë e hapjes së lojërave Olimpike morën pjesë vetëm një mijë vetë, kryesisht drejtues nga vendet pjesëmarrëse. Një pjesëmarrje sigurisht atipike kjo e sotme, jo vetëm për shkak të Covid, por edhe për risitë e bukura që paraqet ky edicion i lojërave Olimpike.

Në Tokio 2020 merr pjesë edhe skuadra e refugjatëve, skuadra e Irakut, pavarësisht nga fakti se Vendi i Gjirit është ende në një situatë të vështirë shoqërore për shkak të dekadave të fundit të jetuara midis luftës, terrorizmit, varfërisë dhe pandemisë. Dy bartësit e flamurit të lojërave Olimpike, në ceremoninë e hapjes, një mashkull dhe një femër, janë një zgjedhje e ekuilibrit të madh, që më të drejtë përfaqëson dy gjinitë e njerëzimit.

23 korrik 2021, 13:32